FOTOT: Ish-Miss Anglia kapet me 250 mijë paund drogë, rrezikon 20 vite burg

21 Prill 2023, 14:32Lifestyle TEMA

FOTOT: Ish-Miss Anglia kapet me 250 mijë paund drogë, rrezikon 20 vite

Ish-Miss Anglia, Jennifer Young rrezikon të dënohet me 20 vjet burg në Meksikë pasi akuzohet për trafik droge. Daily Mail shkruan se 33-vjeçarja tentoi të kontrabandonte drogë ketaminë me vlerë 250 mijë paundë.


Ajo ishte nisur në gusht të vitit të kaluar nga aeroporti i Amsterdamit për në Kankun, aty ku u ndalua nga policia me 13 kilogramë drogë të fshehur në valixhe.


Young kaloi rreth 6 muaj në një burg të mbipopulluar në Kankun përpara se të transferohej në një tjetër burg të qytetit të Keksikos në muajin shkurt. Për muaj të tërë, nëna e saj nuk dinte asgjë për vajzën, ndërsa vetëm ditët e fundit ajo mësoi të vërtetën.


“Kudo në botë të ishte, ajo do të më kishte uruar për ditëlindje në mars. Unë u shqetësova dhe pas disa mesazheve me shoqen e saj e mësova të vërtetën. Jam ende e shokuar. Unë e dija se Jennifer ishte në Meksikë, por e dija se po udhëtonte. Ajo është akuzuar për trafik droge dhe tashmë rrezikon 20 vite burg”, është shprehur nëna e Jennifer Young për Daily Mail.


Jennifer Young ka lindur në Gjermani, nëna e saj është britanike, ndërsa babai gjerman. Ajo u largua nga qyteti i Derbit në Angli në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe, ka qenë në lëvizje në shtete të ndryshme të botës.

Lini një Përgjigje