FOTOT/ Këngëtarja kujton Nexhmije Hoxhën: Ndjeva mallëngjim për ty, ishe e vetmja shëmbëlltyrë e ëmbël dhe shumë e mençur

24 Mars 2022, 16:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtarja kujton Nexhmije Hoxhën: Ndjeva mallëngjim

Këngëtarja Rezarta Shkurta, ka publikuar ditën e sotme në profilin e “Instagram”-it një video ku shfaqet e bija e saj me stërgjyshen, Nexhmie Hoxhën, të venë e ish-diktatorit gjakatar, Enver Hoxhës.

Në fakt videoja e shpërndarë nga këngëtarja është parë edhe më herët në profilin e saj në rrjetin social, ku ajo u përball me një lumë komentesh dhe kritikash.

“Ndjeva mallëngjim”, shkruan Rezarta Shkurta për videon në fjalë duke e cilësuar Nexhmije Hoxhën si të vetmen shëmbëlltyrë të ëmbël të gjyshes për të.

Ndër të tjera, këngëtarja shkruan se ajo e ka njohur të ndjerën si një gjyshe të mençur, duke theksuar faktin se “nuk e njeh dhe nuk do ta njohë politikën.”

“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video, dhe ndjeva mallëngjim.


Në fëmijërine time, giyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e ëmbël e gjyshes për mua.

Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke shkruar, dhe të lija sërisht me penë në dorë”, shkroi ajo në Instastory.

Kujtojmë se 3 vite më parë këngëtarja, e cila është e martuar me Ermal Hoxhën (djali i djalit të madh të diktatorit Enveri Hoxha, Ilir Hoxhës), u përball me shumë komente jo vetëm nga ndjekësit por edhe nga personazhe të njohur. Videoja është shpërndarë për herë të parë nga Rezarta Shkurta më 26 shkurt 2020, kur ndërroi jetë Nexhmije Hoxha.

Në një postim saj, Rezarta shkruante se për të “familja është trashëgimia më e shtrenjtë. Ajo gjithashtu shtoi se është e lumtur se vajza e saj, Hera ka kujtime kaq të bukura me stërgjyshen.

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”, janë fjalët që Rezarta shkroi 3 vite më parë bashkëngjitur me videon, ku në fund del edhe ajo teksa përqafon Nexhmie Hoxhën.

 

 

17 Komente

  1. V
    VALTER Bebri

    Respekt! Rezarta whtw dinjitoze!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarasi

      Edhe Nexhmija ishte shume kerenare per ty pasi ishe baxhella me e ndershme e fisit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suela

        Respekti eshte kulture e njerezve me dinitet. Enveri ishte kolos i kombit, humanist i madh dhe i paepur perball antinjerezve me fytyre njeriu.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Suela

          Respekti eshte kulture e njerezve me dinitet. Enveri ishte kolos i kombit, humanist i madh dhe i paepur perball antinjerezve me fytyre njeriu.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            YLLI

            Dy here Te lumte Rezarta! E para se mban me krenari traditat me te mira te familjes shqiptare,; dhe e Dyta se pavaresisht helmit dhe vrerit qe debile-injorantet hedhin mbi figuren e Ndritur te Enver Hoxhes, ti Rezarta dhe bashkeshorti yt perhere duhet te jeni krenare e kokelart qe beni pjese ne familjen e Enverit gjigandit te Paepur te Historise moderne te kombit Shqiptar !!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. U
              Una

              Bravo Rezarta.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lavdi Ukraines

                Ythi, Rasarta dhe Sumela kta jane produkti i "Familjeve" me te mira Shqiptare. Deformimi me i madh qe ka pesuar ADN Shqiptare. As Cernobili nuk ka bere kshu demesh.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjola

                  Të lumtë Rezarta !

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gipa

                    Ah tye dhe asaj perendia ju denofte per kete bote siq kan vrare ata edhe ju ne kete bote e perjetovshi ate cfar kan bere diktatori dhe dashamiret e tij si ti.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pensionisti i Porcelanit

                    Kushdo qe te le thesare floriri ne bankat e Zvicres eshte e embel dhe e mencur, le te kete qene edhe Pantere e Zeze...!

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      ca po thua

                      Genjeshtrave tuaja ka 30 vjet qe i ka dale boja o Porcelanist koktrash, por rrotcaristat si ty vazhdojne te hedhin boje, qe ne cdo cast i del boja!

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      Gipa

                      Ah toka te lshofte ty dhe mallngjysit kriminela si ti . A shkon ne Bunkart me pare se cfar kan bere gjyshja dhe gjyshi yt or me kriminele se te paret e tu. Por ske faj ti qe nuk ju kan bere atyre komunisteve qe kan vrare si Qausheskut ne Rumani bashke me gruan e tij. Prandaj ti dhe te tjeret dilni dhe mburreni more nemet e atyre qe kan mbetur pa te dashurit e familjeve ju gjetshin ato te nemura.

                      Përgjigjjuni
                      1. y
                        yp Xhixh

                        Meso te shkruash njehere o analfabet dhe injorant klasik. Ato qe thua ti, jane thjeshte propagande per gomeret. Ka 30 vjet qe ju ngopin me propagande te tille idioteske. Ti je nje nga gomeret qe ngopet me propagande ...

                        Përgjigjjuni
                      2. a
                        asd

                        Vjehrra ka qene nje shtrige. Anetaret e Byrose lageshin nga poshte kur kishin te benin me ate. Ne dhomen e gjumit mbante ditarin me listen e atyre qe do te shkonin ne gijotine te nesermen. Populli e shikonte gjithe familjen njelloj si francezet e mesjetes Luigjin e XXVI. Embelsine e ka ruajtur vetem per pushkatimet pas malit te Dajtit. Nuk justifikohesh dot me "nuk me intereson politika" sepse nuk behej fjale per politike por mbajtje te pushtetit me gjak.

                        Përgjigjjuni
                        1. u
                          uhahahaaaaaa

                          Uhahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa kush ti ka treguar keto mor trupeshk!? O debil trushpelar qe e ke koken si Car!

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Doda

                          Rrespekte Rezarta jeni nje vajz e nje nen model e shkelqyer , keni nje kultur te mrekullushme , duhet te jeni krenar per familjen gjysherit dhe gjyshet e meritonin respektin , nje brravo e madhe , rrespekte .

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            ec aty

                            ENVERI, HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje