FOTOT/ Kush është Marina, rusja që mori dje shtetësinë shqiptare?

17 Dhjetor 2024, 11:05Lifestyle TEMA

FOTOT/ Kush është Marina, rusja që mori dje shtetësinë
Marina është rusja që mori dje shtetësinë shqiptare. Një grua e moshuar, shumë e emocionuar për pasaportën shqiptare, duket si një ngjarje e rrallë këto kohë. Por Marina ka arsyet e veta, dhe arsyeja është nëna e saj shqiptare, një ish-balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Marina Mishueva (Migunova), e lindur më 28 dhjetor 1955 në Leningrad (Shën Petersburg), është vajza e Adolf Mishuev me kombësi ruse dhe e Mellania Terca (Mishueva) me kombësi shqiptare.

Ajo është diplomuar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Moskës për gjuhën angleze dhe ruse. Deri në vitin 2016, ka punuar pranë këtij fakulteti si pedagoge e gjuhës angleze dhe ruse, ndërsa tani është në pension.

Marina tregon:

“Mamaja ime, znj. Mellania Terca Mishueva, ka punuar në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si balerinë e parë, duke kontribuar me gjithë pasionin dhe talentin e saj për të përfaqësuar baletin shqiptar brenda dhe jashtë vendit deri në vitin 1961. Si balerinë e parë, ajo ka kërcyer edhe në filmin e parë shqiptar Skënderbeu.

Gjatë aktivitetit të saj si balerinë e talentuar në Tiranë, mamaja ime u martua me oficerin rus Adolf Mishuev, sigurisht me aprovimin e instancave të larta të qeverisë shqiptare, në vitin 1955.

Pas vitit 1991, Mellania Terca Mishueva ka ardhur me qëndrim afatgjatë në Tiranë te të afërmit e familjes çdo vit. Mellania është pajisur me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike.”

E gjithë kjo histori e nënës së saj e ka nxitur Marinën të kërkojë edhe ajo shtetësinë shqiptare.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të marr shtetësinë shqiptare dhe të jem një shtetase shqiptare e denjë në këtë vend të mrekullueshëm dhe të ngrohtë, vendi i origjinës së mamasë sime. Unë flas mirë gjuhën shqipe sepse kam qenë në Tiranë deri në vitin 1961, kur për arsye të njohura politike midis dy vendeve tona, u detyruam të linim Shqipërinë.”

Marina ka aktualisht dy fëmijë të martuar. Pas dekretimit të shtetësisë shqiptare nga Presidenti i Republikës dhe kryerjes së betimit tek kryebashkiaku Z. Erion Veliaj, Marina dëshiron të jetojë në Tiranë, tek shtëpia e kushërirës së saj Alma Kora pranë Njësisë Bashkiake nr. 7.

10 Komente

  1. U
    Urime

    Zonje simpatike, urime!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperine e cuan ne humnere

      A e kuptoni o njerez dhe ju o Prezervative te Shpuar me shije Luleshtrydhe se cfare Kopili eshte Lali Antishqiptari?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zizi

        Ik mor Malok, ku kupton Ti nga Jeta, Mos Komento o Pjelle e Inçestit, se Ju vetem erresiren e Shpellave shikoni.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Te gjitha Historite jane shume te dhimbshme.

        Te gjithe Historite e atyre koherave te familieve me qytetare Ruse, Polake, Bullgare,Romune , Greke Italiane te perzier me Shqiptare jane shume te dhembshme.... Ishte nje fatekeqesi, qe per hire te Politikes te Diktaures njerezit u detyruan te ndahen nga Familiaret e tyre ... Histori me shume dhimbje.... kesaj zonje i dhente Zoti shendet dhe te shijoje deshiren e saje me marjen e Nenshtetesise shqiptare...

        Përgjigjjuni
        1. T

          1. R
            Respekte .

            Respekte me vjen mire . Une kam familje ruse komshie ne Sarande dhe e them me bindje se ato e duan Shqiperine shume me shume se sa nje pjese e madhe e jona . Ato me thone gjithmone pavaresisht politikes populli rus gjithmone i ka dash shqiptaret . Me vjen mire per zonjen qe ju realizua deshira sepse mbi te gjitha ka gjak shqiptar

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jeten e veshtire kduo e ben Politika !

              Cdo Popull jane te pafajshem kudo.... ajo dreqe Politike i fute ne hasmeri njeri me tjetrin . Vriten njeri me tjetrin, kure dihet Boterisht qe cdo qenje e gjalle ka vetem nje jete ne kete Bote...Normal njerezimi eshte njesoje kudo ne Bote me dashuri dhe me uretje qe ngjallen nga Interesat ! Fatekeqesi - fatekeqesi per secilin qe atakohet ne jete me problemet e Politikes. Jete muti... per disa Individe koke trashe qe udhehqin vendet e tyre dhe per Interesat , fusin ne shere popuj te tere...

              2. I
                ILIR

                Car do ky horri Erion me shtetesite ? Ky nuk eshte kreu i shtetit. Ky lapanjoz nuk le rast pa dale ne hekrane,atje ku i takon dhe jo.Kjo eshte taktika e ketyre qelbesirave si ai per te ndikuar me qasje pozitive. O SPAK mos u ndiko nga politika,fute ne burg kete qelbesire qe vodhi e po vjedh cdo dite. Fytyre te ndyre,nje URIA HIP i neveritshem,nje mashtrues i papare.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taku

                  Veliaj cdo gje qe do thuash do perdoret ne gjyq kunder teje, ke avokat apo ta zgjedhim ne nje…:)))

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje