FOTOT/ "Më keni shkishëruar tri herë, kjo s'është e drejtë", Madonna i dërgon një mesazh të çuditshëm Papës!

6 Maj 2022, 10:43Lifestyle TEMA

FOTOT/ "Më keni shkishëruar tri herë, kjo

Ikona e popit Madonna i ka dërguar një mesazh të çuditshëm Papës duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme. Në mesazh, këngëtarja tha se është një katolike e mirë dhe ankohej për faktin që është shkishëruar nga Kisha Katolike jo më pak se tre herë.

Postimi i çuditshëm shtonte se këngëtarja nuk kishte qenë për t’u rrëfyer për disa dekada. Faqja e Papa Françeskut në Twitter ka pasur shumë aktivitet që kur këngëtarja kontaktoi me të, megjithëse ajo ende nuk ka marrë një përgjigje publike për mesazhin.

Tweet-i, i cili u postua në faqen e këngëtares 63-vjeçare në Tëitter, la shumë nga fansat e saj në mëdyshje dhe konfuzion se pse ajo e postoi atë.

“Përshëndetje @Pontifex Francis. Unë jam një katolike e mirë, të betohem! Dua të them që nuk betohem! Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. 

A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme? 

Unë jam përjashtuar tre herë. Nuk më duket e drejtë! Sinqerisht, Madonna”, ka shkruar ajo.

Ylli i popit ka tërhequr më parë zemërimin e Kishës Katolike pas një shfaqjeje të vitit 2006 në Romë, në të cilën ajo u kryqëzua në skenë si Krishti.

3 Komente

  1. S
    Skandal ne Vatikan .Madona sulmon Papun

    Po ajo Tabllo varur ne mure ? Cfar e ke ate zoja Madona ? Eshte nji pikture midis karikatures dhe stilit murale ,ku dallohet qarte Jesusi , dhe veglat e toj te FitnesStudios ne krah te djathte. Cfar por provokon me ate Tablo ne mur varur me ushkur ? Je bo Nostaligjike per Jesusin tend ? Brazilianit qe kishe Trainer Fitnesi ,apo nepermjet ksaj ,aludon Jezusin , (Papen) birin e Zotit ? - Ju ftojme neser ne Studio zoja Madona me na e shtjellu Enigmen e Fotos var murit . Boll abuzove me Jezusin zoja Madona ,ai eshte nji Braziljan naiv e kujdes me provoku Papen ,nuk eshte e drejte . Po c'te boni Papa moj e poshter qi bi m'qaf ,tani m'pleqni .y

    Përgjigjjuni
    1. m
      mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

      eshte sataniste pjese e masoneve, mjafton te shikoni veshjen e madones ne eurovision para 2-3 vitesh

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nji cil-cin Madona - Papa do ishte nji Amin i mir

        pse .car ka ? edhe papa-t e duan ate Zogun Magjik . o Mkat mos e njom or Pap gjithe jeten gjate ! Ka met'denu Zoti pasha Perenin po . N'fun t'funit duhet me shiju nji fije Lumturie n'ket Pope ,me e e,belsu gjuhen me mjalt . Papa Gjon Pali e kishte dashnoren ! Heh . Te lutem ,te lutem mos shiko ashtu . I doli dhe deklaroj mbas vdekjes .Madje kishte dhe video me dashnoren ee dmth Filmime se video tingellon pak ndryshe e me fol ashtu nuk ban. Nuk rri robi dot pa ate gje ,Papeee ,thirri menjes . Te gjithe Prifterinjte i ke me dashnore ,Re medha e te vogla .Ka edhe ata üplehra pedofil ,po c'ja ki - ate. Madona e ka seriozishte .Ajo te don tye. Jepi nji shanc , mi qit tym Oxhakut e rilindesh ,te duket se tash po fillon me jetu jeten mbasi e bane gzuar me Madonen . Beja ose ajo mallkimi saj sdo te ndahet deri ne varr.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje