FOTOT: Moderatorja e njohur shqiptare mohon ndërhyrjet, por pamjet tregojnë të kundërtën

23 Mars 2023, 19:00Lifestyle TEMA

FOTOT: Moderatorja e njohur shqiptare mohon ndërhyrjet, por pamjet

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram ku nuk mungojnë dhe pyetjet “me spec”. Një prej tyre lidhet me buzët e saj.

“Ku i ke bërë buzët?”, i ka shkruar një ndjekëse ndërsa moderatorja tregon se jo vetëm që nuk i ka të bëra, por madje e ka hequr fillerin. 

“Mund t’ju them vetëm ku i kam zhbërë”, shkruan Bora. 

Një tjetër i ka shkruar: A ke bërë ndonjë operacion plastik? Je shumë e mirë.

“Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apendesitit”, është përgjigjur Bora.

Megjithatë fotot e vjetra të saj tregojnë të kundërtën.

Lini një Përgjigje