FOTOT/ Nga poligamia, tek afera me shokun e djalit: Historia e pazakontë e çiftit Smith

29 Mars 2022, 11:33Lifestyle TEMA

FOTOT/ Nga poligamia, tek afera me shokun e djalit: Historia e pazakontë e

Aktori i njohur Will Smith shokoi botën në ndarjen e çmimeve Oscar, kur qëlloi me shpullë komedianin Chris Rock, pasi ky i fundit bëri humor me flokët e gruas së Smith, Jada Pinkett.

Kjo nuk është hera e parë që çifti bëhet subjekt polemikash. Smith dhe Pinkett kanë nxitur diskutime të forta mbi marrëdhënien e tyre, duke nisur nga thashethemet për divorcin e deri tek martesa e hapur.

Çifti u takua për herë të parë në xhirimet e The Fresh Prince of Bel-Air. Jada shkroi atje për një audicion për rolin e të dashurës së Smith. Por nuk e mori dot rolin sepse ishte shumë e shkurtër. Ai rol iu dha Nia Long.

Edhe pse të dy nuk interpretuan dot  bashkë si çift në ekran, ata nisën një miqësi në jetën reale. Në atë kohë, Smith ishte i martuar me Sheree Zampino, me te cilen u divorcua  në vitin 1995. Megjithatë, sipas raportimeve, aktori filloi të takohej me Pinkett para divorcit.

Will Smith dhe Jada Pinkett u martuan në vitin 1997 në natën e Vitit të Ri në një ceremoni private në Mansion Cloisters ndërsa kjo e fundit ishte shtatzënë me djalin e tyre Jaden. Ata mirëpritën Jaden në vitin 1998, dhe më vonë në vitin 2000 lindi vajza e tyre Ëilloë.

Para disa muajsh, Smith shokoi opinionin kur ka folur për jetën e tij të dashurisë me bashkëshorten Jada Pinkett Smith.

Ai ka treguar që ata në një moment kanë vendosur të mos kenë një lidhje monogame dhe pranoi që kanë pasur lidhje me njerëz të tjerë, ndërsa ishin të martuar.

“Ne i kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet.

Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Dhe unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd.

Por përvojat dhe liritë që ne i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja pa kushte, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë”, tha ai.

Jada Pinkett Smith para disa kohësh përfundoi në faqet e para të medias rozë, pasi ndërsa ishte e martuar, kishte pasur një romance me shokun e të birit.

Ndërsa vitin e kaluar, Jada rrefeu se kishte pasur nje lidhje me reperin August Alsina.

5 Komente

  1. B
    Benidorm

    Gruja i ngeli ne maj te kar!t me gjith hollivudin, u ofendua se e shajti Krisi qerose.

    Përgjigjjuni
    1. w
      wtf

      thoni me mire e jeni kthyer ne gjeneze, tek majmuni

      Përgjigjjuni
      1. F
        F

        Pune harixhinjsh amerikane qe gjithe kohen rrine pa breke

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llonxha

          Pune jevgjish

          Përgjigjjuni
          1. f
            fukaraji20

            Rrace evgjitesh nuk ke cfare pret prej tyre, kete kulture duan demokratet dhe “Elita” e sotme kerkon qe ta perhapi, rrugacerine, prostitution, racismin ( me anti racism) miserable life duke kontrolluar gjithecka per te ngritur nje skllaveri moderne te popujve dhe bilioneret te jetojne te qete ne parajsen e tyre….

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje