VIDEO: Leopardi futet në fabrikën e Mercedes Benz-it

29 Mars 2022, 09:50Lifestyle TEMA

VIDEO: Leopardi futet në fabrikën e Mercedes Benz-it

Punëtorët e një fabrike të Mercedez Benzi-it në Indi janë evakuuar pasi një leopard u fut në objektin e prodhimit.

Policia dhe oficerët e pyllit Junnar, u përgjigjën të hënën kur leopardi u pa në fabrikën e Mercedes-Benz në zonën Chakan MIDC, afër Pune, transmeton Klankosova.tv.

“Ne patëm një mysafir shumë special në objektin e Mercedes-Benz India këtë mëngjes. Një leopard humbi në objektin e prodhimit të kompanisë dhe më vonë u shpëtua me mbështetjen e menjëhershme të Departamentit të Pyjeve dhe policisë lokale”, tha Mercedes-Benz India në një postim në Facebook.

Oficeri i pyjeve Atul Mahajan tha se leopardi u pa fillimisht nga stafi i sigurisë në fabrikë rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës.

Mahajan tha se leopardi u dërgua në qendrën e shpëtimit dhe do të ekzaminohej nga veterinerët përpara se të lirohej përsëri në natyrë.

Lini një Përgjigje