
Will Smith mori vëmendjen e të gjithëve pasi humbi kontrollin duke goditur me shuplakë në mes të skenës Chris Rock në eventin “Oscars 2022”.
Smith, i cili pesëmbëdhjetë minuta më vonë fitoi aktorin më të mirë për King Richard, doli në skenë dhe e goditi Rock-un në atë që në fillim dukej si një shaka, por humori u kthye në tronditje disa momente më vonë kur Smith, bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.
Por çfarë e detyroi Smith që të godiste Chris Rock?
Shakaja e Rock-ut i referohej filmit të vitit 1997 “GI Jane”, në të cilin aktorja Demi Moore luajti rolin kryesor duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve për flokët e rëna.
“Jada, të dua” tha fillimisht Rock. “Mezi pres ta shoh filmin “G.I. Jane 2”, në rregull?”, kjo është shakaja që bëri Rock duke iu referuar gruas së Will Smith e cila prej kohësh vuan nga një sëmundje.
“G.I. Jane”, kush ishte ky film? Bëhet fjalë për një film të vitit 1997, ku aktorja Demi Moore me flokët e rëna luante rolin e gruas së fortë.
Mesa duket krahasimi që i bëri gruas së tij me aktoren kryesore në filmin e vitit 97’ nuk i ka pëlqyer Smithit, pasi bashkëshortja e tij nuk i ka prerë flokët për qejf, por për shkak të një sëmundje me të cilën u diagnostikua në vitin 2018.
Sa ne merak qe ishim, falemnderit "TemA"! "Ku me ha mua, ku me kruan ti"