“Mos thuaj gay” – Ligji i ri në Florida krijon kaos

28 Mars 2022, 20:00Lifestyle TEMA

“Mos thuaj gay” – Ligji i ri në Florida krijon kaos

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka firmosur një ligj shumë të pazakontë, i pagëzuar në opinionin publik si “mos thuaj gay”, i cili ndalon në ambientet e shkollës ligjërimet mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Zyrtarisht, i emërtuar si ligji për “të drejtat prindërore në edukim”, thotë se në shkolla, nuk mund të ketë prezantim nga stafi mësimor apo palë të treta, me konceptet e orientimit seksual apo identitetit gjinor deri në klasën e tretë, ose deri kur fëmija arrin një moshë të përshtatshme zhvillimore për t’i kuptuar konceptet.

E gjithë kjo, po sipas ligjit, duhet bërë duke ndjekur standardet e shtetit të Floridas.

Trazirat në shtetin jug-perëndimor amerikan, filluan që më herët, kur paketa ligjore u prezantua.

Ligjvënësit, më herët këtë vit, e kaluan ligjin me votat e tyra dhe fjala i takonte më pas guvernatorit DeSantis për ta firmosur ose jo vendimin e tyre.

Ai ka bërë pikërisht këtë gjë, duke rikthyer në vëmendje debatin publik mbi çështjen.

Organizatat e shumta të komunitetit LGBTIQ, kanë qenë edhe më zëlartat kundër ligjit, pasi argumentojnë se cenohen drejtpërdrejt prej tij.

Efekti ndërkaq, pritet të jepet në korrik, kur edhe do të hyjë në fuqi zyrtarisht.

1 Komente

  1. G
    Geri

    Nuk behet fjale per "mos thuaj gay" por eshte nje ligj qe ndalon propaganden homoseksuale neper shkolla. Shume mire kane bere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje