Muaji maj ka hyrë zyrtarisht dhe, edhe pse temperaturat nuk kanë qenë plotësisht në favor të verës, për disa figura publike sezoni i plazhit duket se ka nisur tashmë.
Moderatorja e njohur Nevina Shtylla ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, teksa ka ndarë me ndjekësit disa foto nga fundjava e saj në plazh. E veshur me bikini minimaliste të zeza, ajo ka marrë menjëherë komente dhe reagime të shumta, duke “sfiduar” motin ende të paqëndrueshëm.
Por nuk ka qenë e vetmja. Edhe Aulona Musta i është bashkuar atmosferës verore, duke publikuar disa poza nga plazhi. Ndryshe nga Shtylla, Musta ka sqaruar se fotot janë nga arkiva e saj e pushimeve, por kjo nuk i ka penguar të marrin po aq vëmendje.
Listës i janë shtuar edhe blogerë dhe influencues të njohur, si Sara Hoxha apo Dolce, të cilët kanë ndarë fragmente nga pushimet e tyre jashtë Shqipërisë, duke sjellë atmosferë tipike vere në rrjet.
Duket se, pavarësisht temperaturave të luhatshme, “ethet” e verës kanë nisur tashmë në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje