FOTOT: Një kryeministre si e Finlandës/ Zyrtarja e lartë “lë pa fjalë” me paraqitjen e saj në Festivalin e Rrokut

11 Korrik 2022, 14:28Lifestyle TEMA

FOTOT: Një kryeministre si e Finlandës/ Zyrtarja e lartë

Panik në rrjetet sociale është shkaktuar nga pamja tejet mbresëlënëse  e kryeministres së Finlandës, e cila u shfaq në Festivalin e Rrokut “Ruisrock”, i cili është një institucion në jetën kulturore të Finlandës.

36-vjeçarja Sana Marin, pavarësisht “peshës” së titullit të saj, nuk ngurroi të vishte në festival pantallona të shkurtra xhins, xhaketë lëkure dhe T-Shirt.

Kryeministrja e Finlandës sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re, me paraqitjen e saj në festival që është komentuar nga shumë përdorues të rrjeteve sociale. Fotografia e Sana Marin në Ruisrock u postua fillimisht në llogarinë zyrtare të festivalit në Instagram, por më pas u bë virale në disa faqe të tjera të mediave sociale.

“Kryeministrja numër 1 e botës”, “Ajo është një legjendë”, “Bosslady”. Këto janë vetëm disa nga reagimet e përdoruesve të Instagramit, të cilët nuk mund të anashkalonin pamjen rock të kryeministres së Finlandës.

Megjithatë, Sana Marin në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto nga festivali ku ka pozuar me bashkëshortin e saj, duke nënvizuar se “pushimet nisin sot”.

Kujtojmë se kryeministrja e re e Finlandës nuk është hera e parë që vihet në qendër të lajmeve sepse po “jeton” moshën e saj. Qershorin e kaluar u publikua një foto paparacësh që tregonte 36-vjeçaren duke shtyrë një karrocë fëmijësh, por ajo që shkaktoi debat ishte se fotografi zgjodhi të fokusohej tek ajo prapa. Fotoja është publikuar në revistën tabloid Seiska dhe ka shkaktuar menjëherë bujë me shumë finlandez që e kanë cilësuar atë seksiste.

 

4 Komente

  1. ?
    ?

    Shife tashti kur te dali Edvini me bythe jashte. Nuk e le ai t'ia kaloje kjo pispiruqja e Finlandes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sancho

      Ia pate lezetin koqeve te Rames dhe tani doni t'i shikoni bythet ???? Eh, ca behet !

      Përgjigjjuni
    2. .
      .1389

      Pederastise dhe Marksizem-feminst qe shitet si emancipim!

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ????????????????????????

        Cfar te keqe Ka ktu o njerz pa buke ...ajo drejto shtetin me standarte 1 ne bote...ju Hani bare rrugeve te Europe's njerz fallco pabuksa

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje