
Kritikët e shumtë të familjes Kardashian, kanë supozuar se Kim ka edituar fotot e saj të reja në rrjetet sociale.
Gjatë javës së fundit, Kardashian kaloi kohë në Paris, Francë. Në një postim të ri të shpërndarë në Instagramin e saj, Kim ka promovuar shtëpinë e modës, Balenciaga, teksa së fundmi mori pjesë në sfilatën e Javës së Modës në Paris, më 3 mars.
Ylli i Kardashians u dha fansave një paraqitje të shkurtër të saj duke u përgatitur për paraqitjen në tapetin e kuq, teksa pozonte në dhomën magjepsëse të hotelit. Kim kishte veshur një fustan të zi të ngushtë, me dantella të tejdukshme nga Balenciaga.
“Vajzë e dimë që nuk dukesh kështu”, tha një fanse në komente. "Ajo duket sikur është dy metra në foton e parë.”
Kim njihet si gruaja më e shkurtër e familjes Kardashian, me një gjatësi 1.57 metra. Ky informacion ka bërë që fansat të kritikojnë yllin 43-vjeçar për Photoshop, edhe pse kjo nuk është hera e parë për të.
Lini një Përgjigje