Fotot që ndezën thashetheme, çfarë e lidh Christine Baranskin me King Princess?

23 Gusht 2025, 20:30Lifestyle TEMA
Fotot që ndezën thashetheme, çfarë e lidh Christine

Aktorja e mirënjohur amerikane Christine Baranski, 73 vjeçe, dhe këngëtarja King Princess, 26 vjeçe, janë kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore.

Një postim i përbashkët i këngëtares, ku mbi fotot e tyre shkruante “Love is love”, i shtoi zërat se mes tyre mund të kishte lindur një romancë.

Megjithatë, menaxheri i Baranskit i mohoi këto zëra, duke theksuar se ato janë vetëm mike dhe asnjëherë nuk kanë qenë në një lidhje romantike.

Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit Nine Perfect Strangers vitin e kaluar dhe, sipas tyre, u afruan shumë shpejt.

Baranski ka treguar më herët për revistën Interview se momenti i parë i lidhjes së tyre të veçantë ishte gjatë një bisede të gjatë për gjyshet e tyre, ndërsa e ka përshkruar marrëdhënien me King Princess si “dhuratën më të madhe”, duke e cilësuar atë një artiste të talentuar dhe plot humor.

Pavarësisht thashethemeve, për momentin të dyja flasin për një miqësi të fortë që i bashkon më shumë sesa çdo romancë.

 

2 Komente

  1. k
    kalas

    Ok të trashëgohen, next.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Yes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje