Legjenda e kinemasë franceze dhe botërore, Brigitte Bardot, do të përcillet për në banesën e fundit javën e ardhshme në Saint-Tropez, vendin që ajo e shndërroi nga një fshat i qetë peshkatarësh në destinacionin më joshës të Rivierës Franceze.
Autoritetet lokale njoftuan se ceremonia mortore për ikonën 91-vjeçare, e cila u nda nga jeta të dielën në vilën e saj “La Madrague”, do të mbahet më 7 janar.
Ceremonia mes ekraneve publike dhe privatësisë absolute
Funerali do të jetë një ndërthurje mes nderimit publik dhe dëshirës për privatësi. Mesha do të mbahet në kishën katolike “Notre-Dame-de-l’Assomption”. Për t’u dhënë mundësinë mijëra adhuruesve të jenë pjesë e lamtumirës, bashkia e Saint-Tropez ka vendosur të transmetojë ceremoninë në dy ekrane gjigante: njëri në portin e qytetit dhe tjetri në sheshin qendror “Place des Lices”.
Megjithatë, varrimi do të zhvillohet “në privatësinë më të rreptë”. Bardot do të prehet në varrezat detare, një vend piktoresk me pamje nga Mesdheu, ku ndodhen edhe varret e prindërve të saj, si dhe ai i regjisorit Roger Vadim, bashkëshortit të saj të parë që e zbuloi si yll.
“Brigitte Bardot do të jetë përgjithmonë e lidhur me Saint-Tropez, ambasadorja më e shkëlqyer e të cilit ishte. Përmes pranisë, personalitetit dhe aurës së saj, ajo shënoi historinë e qytetit tonë,” thuhet në deklaratën e Bashkisë.
Mesazhi prekës i motrës
Pas lajmit të hidhur, motra e vogël e aktores, Marie-Jeanne (Mijanou) Bardot, ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke postuar një foto të Brigitte kur ishte 12 vjeç.
“Tani ajo e di nëse kafshët tona të dashura shtëpiake po na presin në anën tjetër. Le të mos ketë frikë, por le të jetë në dashuri dhe gëzim të ribashkimit me të gjithë ata,” shkroi ajo, duke iu referuar pasionit të madh të jetës së Bardot: mbrojtjes së kafshëve.
Brigitte Bardot u tërhoq nga bota e filmit në vitin 1973, në kulmin e famës, për t’iu përkushtuar kauzës së kafshëve, duke jetuar për më shumë se gjysmë shekulli në vilën e saj në Saint-Tropez, larg dritave të prozhektorëve që e ndoqën gjatë rinisë.
Ça respekti të kesh për këtë palo grua,kur ra covidi kjo deklaroi :Mirë bëri të zhdukë ca njerëz se është mbipopulluar shumë globi
Shume mire e ka pasur. Te zhdukte ca raca te ndyra bythperpjeta dhe bythzeza te Afrikes dhe Azise qe qelbin globin.
Por ne fakt Covid beri namin dhe zhduku Europianet dhe Amerikanet….
Rrofte e madhja Brigitte Bardot ne historine e kinematografise
Do te mbahet mend gjithmone per sensualitetin, moden, veshjet me klas, emancipimin femeror. Filmat francezë, gjithmone tregonin nje jete te bukur, njerez te bute qe shijonin jeten, dinin te hanin, te visheshin, ishin te bute e te civilizuar. Jetesen e stilit alla-franga. E kunderta e kafsheve otomane te paqyteteruara dhe te qelbura qe na kane pushtuar sot ekranet shqiptare me bekimin e xhaxhit bythperpjete Rexhep qe po na ben Albanistan.
Te varroset prane Millosheviçit dhe krimineleve serbe si antikosovare qe ishte. Kriminele kafshedashese.
@Xhimi O pika ty o koqevar
Aktorja me e bukur ne bote