Pas vdekjes së Brigitte Bardot, një prej ikonave më të mëdha të kinemasë franceze, vëmendja e mediave është zhvendosur drejt një prej çështjeve më delikate: trashëgimia dhe mënyra se si do të ndahet pasuria e saj.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Celebrity Net Worth”, pasuria e Bardot vlerësohej rreth 65 milionë dollarë, me një pjesë të konsiderueshme të lidhur me rezidencën legjendare “La Madrague” në Saint-Tropez. Megjithatë, biografi i saj Yves Bigot ka sqaruar prej kohësh se realiteti financiar i aktores ishte shumë më modest nga sa mendohej.
Sipas Bigot, Bardot kishte pothuajse pesë dekada që ishte shkëputur plotësisht nga industria e filmit dhe kishte refuzuar sistematikisht kontrata, oferta publicitare apo projekte fitimprurëse. Përjashtim bënin vetëm dy bashkëpunime: një me markën franceze të çantave “Lancel” dhe një tjetër me një kompani veshjesh online.
Biografi thekson se pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj u përqendrua te Fondacioni Brigitte Bardot, i ngritur për mbrojtjen e kafshëve. “Ajo shiti pothuajse të gjitha pronat e saj për të financuar fondacionin dhe madje vendosi si garanci edhe ‘La Madrague’”, është shprehur Bigot.
Në vitin 2020, aktorja nxori në shitje edhe një vilë luksoze në Kanë, me një vlerë të përafërt prej 6 milionë eurosh. Qëndrimi i saj ndaj pasurisë kishte qenë i pandryshuar ndër vite: “Pasuria nuk më bën të lumtur, përkundrazi më dëshpëron”, deklaronte ajo që në vitin 2006.
Raportet me djalin dhe testamenti
Trashëgimtari i vetëm biologjik, Nicolas-Jacques Charrier, 65 vjeç, i cili jeton prej vitesh në Norvegji dhe ka pasur një marrëdhënie të ftohtë me të ëmën, pritet të marrë vetëm pjesën që i garanton ligji francez. Sipas biografit, kjo shumë nuk do të jetë e konsiderueshme.
Ende mbetet e paqartë nëse Charrier do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër fondacionit të nënës së tij apo ndaj bashkëshortit të fundit të Bardot, Bernard d’Ormale, i cili gjithashtu mund të përfitojë nga testamenti.
Momentet e fundit dhe dëshira për varrim
Bernard d’Ormale qëndroi pranë aktores deri në frymën e fundit. Sipas Bruno Jacquelin, drejtor i komunikimit të fondacionit, “ai dëgjonte frymëmarrjen e saj të qetë dhe në orën 05:55 të mëngjesit, Brigitte i pëshpëriti fjalën e fundit të dashurisë”.
Që në vitin 2018, Bardot kishte shprehur dëshirën që të varrosej në kopshtin e shtëpisë së saj në Saint-Tropez, larg varrezave publike. Me stilin e saj karakteristik, ajo kishte deklaruar se nuk donte që “turma kureshtarësh” të cenonte qetësinë e varrit të saj.
Kush ishte Brigitte Bardon ???
Fle me arushen e malit ti qe nuk njihke Brigitte Bardot?
Po jepini ndonje kacidhe edhe burrit qe i paska ndenjur te koka gjithe jeten.
Nje artiste e madhe qe nuk donte t'ja dinte per milionat. E dhuroi shumicen e pasurise dhe e la karrieren ne nje kohe kur mund te behej milionere.
Shpirt artisteje
O injorat po lexo ndonjë gjë dhe mos pyet kush ishte Brigid Bardot. Lere celularin dhe merr një libër që të ftillohesh pupu e tmerrshme.
O Mero, po cfare fiksimi o derezi
Bukuri europiane