Aktristja dhe modele franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi të dielën, më 28 dhjetor, Fondacioni Brigitte Bardot. Fondacioni nuk bëri të ditur vendin dhe orën e vdekjes së saj.
Bardot u pa për herë të fundit publikisht më 28 shtator 2024, në ditëlindjen e saj të 90-të në Saint-Tropez, ndërsa më parë, në korrik 2023, ajo ishte fotografuar duke pozuar me një qen në Francë. Në tetor, u raportua se aktorja kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ajo nisi karrierën si modele, duke dalë në kopertinën e revistës Elle në moshën 15-vjeçare, dhe më pas u bë e njohur ndërkombëtarisht me rolin e saj në filmin e vitit 1956, And God Created Woman. Bardot u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973 dhe iu dedikua aktivizmit për të drejtat e kafshëve, duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot për Mbrojtjen e Kafshëve në 1986.
Gjatë jetës së saj, Bardot përballoi probleme shëndetësore, përfshirë kancerin e gjirit dhe një tentativë për vetëvrasje, si dhe u përfshi në kontroversa për deklarata të ndryshme, përfshirë kritikat ndaj lëvizjes #MeToo dhe gjobat për nxitje të urrejtjes racore.
Ajo u martua katër herë dhe kishte një djalë, Nicolas-Jacques Charrier, nga martesa me Jacques Charrier. Bardot ka shprehur hapur mosdëshirën për të qenë nënë, duke shkruar në kujtimet e saj Initiales B.B.: “Nuk jam krijuar për të qenë nënë.”
90 vjec duket si 65.
Dashuri të shumta, zjarr që s’u shua kurrë, - - - - një djalë në heshtje, zemër që s’e pranoi dot burrë. - - - - Mes lavdisë e skandaleve, fjala shpesh u nda, - - - - ikonë e dritës e hijes - Bardot mbeti ashtu siç qe, pa maska.
E vertete
Keshtu duket njeriu kur ben palle dhe jeton jeten.
Ikona bjondinë e Fronsës
buçe e ndyre , prandaj nuk donte te behej nene , se donte te bridhte hu me hu, kjo debile ka thene qe me mirre te lindja nje qen se sa djalin qe kam bere.
Ik mor laper bythpalare. C'pune ke ti me ke bridhte nje aktore e njohur? Ik la bythen me mut, ate bej.
Aman kur paska mbetur edhe Bardot te marre moral nga shqipot
Duket qe e ka jetuar jeten. E paharrueshme dhe legjendare. Ikone e elegances franceze.
90 vjec i japin makinave