Gjendje e rënduar shëndetësore për këngëtaren shqiptare, familjarët japin njoftimin

30 Mars 2026, 10:55Lifestyle TEMA

Familjarët e Xhesika Ndojës kanë ndarë me publikun lajmin se ajo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

Sipas deklaratës, Xhesika e cila e ka nisur karrierën si këngëtare aktualisht ndodhet e shtruar në një spital jashtë vendit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve për të respektuar privatësinë e saj në këto momente, duke ftuar të gjithë dashamirësit që t’i bashkohen lutjeve për një shërim sa më të shpejtë.

“Ju lutemi na mirëkuptoni dhe qëndroni të respektueshëm ndaj privatësisë së saj,” thuhet në mesazhin përmbyllës të familjes, të cilët falënderojnë publikun për mbështetjen e treguar.

Gjendje e rënduar shëndetësore për këngëtaren

Lini një Përgjigje