Grabitja që përfundoi me një “shi” kartëmonedhash

22 Tetor 2022, 21:30Lifestyle TEMA

Grabitja që përfundoi me një “shi”
Një grabitje dyqani përfundoi në ndjekje me makina dhe një “shi” kartëmonedhash në autostradë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë grabitësit që hedhin çantat me para nga dritarja e makinës, duke bërë që rrugët të mbulohen me pesos.

Pas ndjekjes, 6 grabitësit u arrestuan dhe sipas mediave lokale, ata kishin vjedhur 10 milionë pesos (rreth 10 300 dollarë).

Lini një Përgjigje