Gruaja i dërgoi 830 mijë euro mashtruesit që hiqej si Brad Pitt, reagon aktori

16 Janar 2025, 13:46Lifestyle TEMA
Gruaja i dërgoi 830 mijë euro mashtruesit që hiqej si Brad Pitt,

Aktori Brad Pitt ka reaguar përmes një deklarate zyrtare pasi një franceze u dha 830 mijë euro disa mashtruesve, të cilët e bënë atë të besonte se po komunikonte me aktorin e vërtetë të Hollivudit.

Gruaja franceze, e njohur si Anne, zbuloi në “Sept à Huit” të TF1 se ajo kishte dhënë shumicën e kursimeve të saj duke besuar se po paguante për “trajtimin e kancerit” të aktorit. Dizajnerja 53-vjeçare ishte objektivi i mashtruesve, të cilët i dërgonin mesazhet e saj me foto nga AI të Brad Pitt në një shtrat spitalor.

Duke u shtirur si një yll botëror, ata i shkruanin se nuk kishte para, pasi ish-gruaja e saj Angelina Jolie i “ngriu” të gjitha llogaritë bankare.

Pavarësisht dyshimeve fillestare, ajo vendosi të transferonte rreth 800 mijë euro në një llogari në Turqi, pasi ndërkohë mori një email nga “doktori” i tij, i cili e siguroi se Pitt po lufton për jetën.

Tashmë përfaqësuesit e Pitt kanë reaguar për situatën në të cilën u gjend gruaja, e cila përveç gjithçkaje u bë edhe shënjestër e bullizmit online, pasi foli publikisht për atë që përjetoi.

“Është e tmerrshme që mashtruesit po përfitojnë nga lidhja e fortë mes fansave dhe personazheve të famshëm. Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të mos iu përgjigjur mesazheve të paprovokuara në internet”, tha përfaqësuesi i aktorit.

4 Komente

  1. T
    Treni

    Pyetja kryesore është: si ka mundësi që një person kaq "naiv" të ketë fituar 800000 euro pa? Nga i gjeti xhanëm aq shumë? Mos ndoshta BE po shpërblen parazitët andej apo...

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ganiu

      Idiot komplet, shko ha fasule mor trap interneti.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        I kishte leket e divorcit, sepse ish burri ishte i pasur.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patriot

        Ore lereni si sa leke kushte po shikoni thelbin qe IA pa filluare mire po vjedhin, po kur te behet masive? Do ta hame te gjithe sepse politikanet di ti detyrojne qe te gjitha veprimet te kryhen ketu.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje