Gruaja më e kërkuar në New York – jo për krimin, por për foton që pushtoi rrjetin!

2 Maj 2025, 09:42Lifestyle TEMA
Gruaja më e kërkuar në New York – jo për krimin, por

Nuk ishte krimi që e bëri të famshme, por një foto provokuese që Departamenti i Policisë së Nju Jorkut zgjodhi për ta shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 34-vjeçaren Lucy Laura, e cila është konsideruar “gruaja më e kërkuar” në qytet – jo për akuzën e vjedhjes, por për mënyrën si ajo u shfaq në posterin e policisë, ku busti i saj mori vëmendjen e të gjithëve.

Laura u arrestua të mërkurën, pasi akuzohet se ka nxitur të vëllanë 38-vjeçar të grabisë unazën e fejesës së ish-partneres së tij. Ngjarja ndodhi gjatë një sherri të ashpër mes ish-çiftit, ku sipas raportit, burri tentoi t’i merrte unazën ish-it duke i shtërnguar dorën, çka i shkaktoi asaj dëmtime në gishta dhe dhimbje në ije.

Pavarësisht se nuk kishte precedentë penalë më parë, Laura përfundoi në pranga, ndërsa vëllai i saj rezulton i arrestuar më parë në tre raste të tjera.

Detaj intriguese në këtë histori mbetet fakti që nuk është bërë ende e qartë se ku e gjeti NYPD foton sensuale të 34-vjeçares, që u shpërnda gjerësisht në rrjet dhe mediat amerikane, duke e kthyer ndjekjen në një telenovelë virale.

Lini një Përgjigje