"Heroi" i Australisë merr një çek 1.65 mln dollarë: A e meritoj?

19 Dhjetor 2025, 17:51Lifestyle TEMA
"Heroi" i Australisë merr një çek 1.65 mln

Heroi i guximshëm Ahmed Al Ahmed zbuloi se njerëz nga e gjithë bota kishin mbledhur 2.5 milionë dollarë australianë (1.65 mln dollarë amerikanë) për ta mbështetur. Fjalët e tij mirënjohëse për të gjithë ata që dhuruan ishin plot ngrohtësi dhe dashuri.

I quajtur “Heroi i Bondit”, babai i dy fëmijëve e mori çekun si vlerësim për veprimet e tij, duke iu hedhur një prej autorëve të sulmit në Bondi Beach Sydney, ku u vranë 15 persona dhe u plagosën 41 të tjerë. Al Ahmed i cili shpëtoi jetë të tjera duke i marrë armën njërit prej sulmuesve mori çekun të premten, pasi dhjetëra mijëra njerëz kontribuan në një faqe interneti për donacione.

Ai u fsheh pas makinave të parkuara përpara se të sulmonte njërin prej personave të armatosur nga pas, duke i marrë armën dhe duke e rrëzuar përtokë. Ahmed mori plagë me armë zjarri pasi me sa duket u qëllua nga autori i dytë dhe mbetet në spital pasi iu nënshtrua një operacioni.

Çeku iu dha nga Zachery Dereniowski, një ndikues në mediat sociale dhe bashkëorganizator i faqes GoFundMe, treguan videot e postuara në internet.

Më shumë se 43,000 njerëz në të gjithë botën kontribuuan në mbledhjen e fondeve, përfshirë menaxherin miliarder të fondeve Bill Ackman, i cili dhuroi 99,999 dollarë australianë dhe shpërndau fushatën për mbledhjen e fondeve në llogarinë e tij në X. Kryeministri i Australisë dhe kryeministri i shtetit e kanë vizituar Ahmedin në spital për të lavdëruar trimërinë e tij.

Kur iu dorëzua çeku, Ahmedi pyeti: “E meritoj?”, ndërsa Dereniowski përgjigjet “çdo qindarkë”.

Kur e pyetën se çfarë do t’u thoshte njerëzve që dhuruan për të, Ahmedi tha: “Të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të gjithë qenieve njerëzore. Dhe të harrojnë çdo gjë të keqe… dhe të vazhdojnë të shpëtojnë jetë.”

“Kur i shpëtova njerëzit, e bëra nga zemra sepse ishte një ditë e bukur, të gjithë po festonin, me fëmijët e tyre, gratë, burrat, adoleshentët, të gjithë ishin të lumtur dhe e meritojnë, e meritojnë të gëzojnë”, tha Ahmedi, duke ngritur grushtin e tij të padëmtuar në ajër.

“Ky vend është vendi më i mirë në botë, vendi më i mirë në botë, por ne nuk do të qëndrojmë dhe të vazhdojmë të shikojmë, mjaft është mjaft. Zoti e ruajt Australinë!”. Ahmedi, 43 vjeç, u largua nga qyteti i tij i lindjes në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, gati 20 vjet më parë për të kërkuar punë në Australi.

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të dielën, pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj njerëzve që festonin Hanukkah, festivalin hebraik të dritave në plazhin e famshëm. Autoritetet deklarojnë se një 50-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga policia, dhe djali i tij 24-vjeçar, i cili u plagos rëndë, kryen sulmin.

2 Komente

  1. N
    Neitar Sali krimin

    Natyrisht qe e meritoj , se shletoj jete njerzish te pafajshem . Ketu tek ne terroristi Sali Berisha i ka vjedhur dusa qindra miliona Euro gjithashtu ka marre , pa lere me per te shpetuar jete jo e jo , e kakaris si gjeli c'do dite ne tv pa i hyre nje gjemb ne kembe .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      E mira e ka te miren. Ju lumte atyre qe kontribuan per kete njeri te mirë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje