I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupin e një gruaje të pajetë, kjo është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion

25 Janar 2025, 15:44Lifestyle TEMA
I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupin e

Një e mbijetuar e sulmit të Hamasit të 7 tetorit është zgjedhur për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion.

Yuval Raphael ishte në festivalin muzikor Nova, kur Hamasi udhëhoqi një sulm ndërkufitar nga Gaza në Izraelin jugor, ku qindra persona u vranë dhe shumë u morën peng.

Këngëtarja, në dëshminë e saj pas sulmit tha se për orë të tëra ishte fshehur nën trupat e pajetë.

24-vjeçarja doli e para në konkursin e këngës Rising Star. Ajo fitoi me performancën e ABBA’s Dancing Queen të cilën ia kushtoi viktimave të sulmit të kryer nga Hamasi.

Pas fitores, ajo tha: “Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa e emocionuar jam. Faleminderit që më dhatë këtë nder të madh dhe që më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovizionit në Zvicër”.

Kujtojmë se që nga sulmi i vitit 2023, ku vdiqën mbi 1,200 njerëz, Izraeli ka vrarë mbi 45,000 njerëz në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.  Rreth 90% e popullsisë së enklavës prej 2.3 milionë banorësh thuhet se janë zhvendosur.

Së fundmi u ra dakord për një armëpushim për konfliktin në Gaza dhe tashmë ka nisur kthimi i pengjeve dhe lirimi i të burgosurve.

5 Komente

  1. ?
    ?

    Prape do e kthejne ne politike Eurovizionin keta sic bene vjet? Jo po lufta, jo po Hamasi, jo po diskriminimi. Por eshte festival muzikor mor te ururar. Pse hidhni leket kot kur nuk votohet me i miri por vendi qe po vuan me teper per momentin?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe!?

      Edhe!?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adhurues Muzike

        Mire qe Sheptoj kjo Cupa...dhe le te na "Kenoj dhe Bjkeri Gerrnetes"...pse jo???

        Përgjigjjuni
        1. s
          shq!ptare

          Israel reiterates Gazans can’t move north until release of hostage Arbel Yehud resolved

          Përgjigjjuni
        2. Š

          However, Israel has said it will not allow Gazans to reach the north of the Strip until Hamas arranges for the release of civilian Arbel Yehud, who was supposed to be freed over the weekend, in accordance with the deal’s stipulation that civilian women be freed first. Four female soldiers were released Saturday.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje