I përdorën imazhin për reklamë me Inteligjencë Artificiale, shpërthen këngëtarja shqiptare: Zoti i vraftë!

24 Mars 2026, 14:29Lifestyle TEMA
I përdorën imazhin për reklamë me Inteligjencë

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku u përdor imazhi dhe zëri i saj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkurta ka thënë se reklama është gënjeshtër, duke i mallkuar personat që e kanë shpërnarë masivisht në rrjet. “Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, teksa ka bërë thirrje për hetime nga institucionet përkatëse.

"Të dashur miq kjo reklamë ësh genjeshtër. Është rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqperdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë!
Apeloj te institucionet perkatëse të shtetit të hetohen këto gjëra në kuadër të krimeve kibernetike."- shkruhet në postimin në rrjetin social Facebook.

 

Lini një Përgjigje