
Pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, ariu Mark ka mbërritur në shtëpinë e tij të re, një vendstrehim kafshësh në Austri.
CNN i ka dedikuar një artikull historisë së Markut i cili cilësohet si një prej “arinjve të fundit të restoranteve” në Shqipëri.
Ariu i murrmë 24-vjeçar është i fundit “ari restoranti” në vendin tonë, sipas një njoftimi nga Four Paws, “megjithëse ka arinj të tjerë në robëri, në rrethana të vështira në vend.”
Marku u shpëtua më 7 dhjetor dhe mbërriti në shtëpinë e tij të re, “BEAR SANCTUARY Arbesbach” në Austri të premten.
Kur organizata Four Paws vizitoi ariun Mark për herë të parë, kafsha vuante nga probleme të rënda shëndetësore.
Ai ishte mbipeshë, kishte dhëmbë të thyer dhe shfaqte sjellje “jonormale” për shkak të mungesës së stimulimit në kafazin e tij të ngushtë, shpjegoi Four Paws në një njoftim të mëparshëm për shtyp.
Ariu nisi një udhëtim 44-orësh për në shtëpinë e tij të re, sipas organizatës. Ai udhëtoi nëpër Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë përpara se të arrinte më në fund në strehë.
Pas mbërritjes në Austri, Marku e pati të vështirë të ambientohej me habitatin e tij të ri me dëborë. Kjo pasi, sipas Four Paws, ai nuk kishte dalë nga kafazi për më shumë se 20 vite.
Ai do të qëndrojë në një ambient më të vogël në natyrë për momentin derisa të përshtatet me mjedisin e tij të ri dhe të zhvendoset në një mjedis akoma më të madh.
tmerre shqiptare ...o zot 20 vjet ne kafaz ......te defreje fshataret qe mbushin barkun si derra ......rrace e qelbur pa pike dhembshueri per asgje ......
Nderkoh Zeni, shkon me makine VIP deri tek dera e avjonit ne Aeroportin Nene Tereza…. Duhet te nderonin vendet plako, Zeni ne kafaz me gjith babin e Ariu i lir ne pyll… Ne Shqipetaret ham mut, mjes, drek, dark…. Pa SHBA do hapnim brezare neper kodra dhe tani ne 2022…
Shteti nuk duhet ti lejoje te mbajne kafshet ne kete ne Shqiperi. Duhet te nderhyje. Hej Altin nuk e di ku jeton, por fshataret jane njesoj kudo. Ne Zvicer moren disa kafshe nga shqiperia gjithashtu. Por ne Zvicer cdo ari qe vjen nga Italia e Austria ku i rrisin nuk zgjate 5 dite dhe i vrasin. Te pakten 15 vitet e fundit kane vrare mbi 4 qe di une. Pyetje per ty: Pse nuk ka nje ari te eger ne Zvicer ? Ujqerit i rrisin shoqatat dhe i leshojne ne pyje. Fshataret i vrasin. Dhe nuk po flas per ata shqiptare por per ata zviceriane, franceze e austriake bashke. Megjithese kompensohen per delet e vrare nga shteti prape i vrasin. Keshtu mo na shaje fshataret shqiptare se te gjithe nje fytyre kane. Keta te perendimit dine vetem te reklamojne me mire.