‘Intolerante’: Shtohen thirrjet për ndalimin e resorteve pa fëmijë në Francë

16 Gusht 2025, 20:10Lifestyle TEMA
‘Intolerante’: Shtohen thirrjet për ndalimin e resorteve pa

Resortet dhe hotelet vetëm për të rritur janë diskriminuese, rrezikojnë të krijojnë një shoqëri intolerante dhe duhet të ndalohen, tha një senator francez, mes një debati në rritje në Francë nëse është çnjerëzore të përjashtohen fëmijët nga pushimet.

“Nuk mund ta organizojmë shoqërinë duke i ndarë fëmijët nga vetja në të njëjtën mënyrë që disa institucione nuk pranojnë qen”, tha senatorja socialiste dhe ish-ministrja franceze e familjeve Laurence Rossignol.

“Fëmijët nuk janë kafshë shtëpiake problematike.”

Muajin e kaluar, komisionerja e lartë e qeverisë franceze për fëmijërinë, Sarah El Haïry – e cila ka paralajmëruar se vendpushimet vetëm për të rritur “nuk ishin pjesë e kulturës [ranceze, as filozofisë sonë dhe as asaj që duam ta shohim si normë në vendin tonë” – lançoi një çmim Zgjedhjeje Familjare si pjesë e asaj që ajo e quajti një “luftë kundër trendit të ri pa fëmijë”.

El Haïry u bëri thirrje prindërve francezë të votojnë për vendet e tyre të preferuara miqësore për fëmijët, si një mënyrë për t’i “kthyer fëmijët në zemër të hapësirës publike” dhe për t’iu kundërvënë sektorit vetëm për të rritur.

“Në asnjë mënyrë nuk mund ta lejojmë që të mbizotërojë në shoqërinë tonë fakti që fëmijët nuk janë të mirëpritur në një tarracë restoranti”, i tha ajo revistës Parents.

Por Rossignol tha se qeveria duhet të shkojë më tej dhe bëri thirrje për një debat parlamentar mbi propozimin e saj për ta bërë të paligjshëm ndalimin e fëmijëve nga vendet në Francë.

Rossignol tha se hapësirat pa fëmijë përbënin “organizimin e shoqërisë rreth intolerancës së njerëzve ndaj të tjerëve” dhe shërbenin për të “institucionalizuar dhe legjitimuar intolerancën”.

Rossignol tha se këto vendpushime “u lejojnë njerëzve të thonë: ‘Nuk më pëlqejnë fëmijët dhe nuk dua t’i shoh ata’. Dhe kjo nuk është e pranueshme, sepse të mos i pëlqesh fëmijët do të thotë të mos pëlqesh vetë njerëzimin”.

Resortet dhe hotelet pa fëmijë – shpesh të reklamuara me imazhe të të rriturve të relaksuar në shezlonge, të pa shqetësuar nga fëmijët që bërtasin ose zhyten në pishinë – janë zgjeruar në të gjithë botën vitet e fundit, dhe bizneset thonë se kërkesa është rritur që nga izolimi i shkaktuar nga Covid.

Për dekada të tëra, hotelet e rezervuara për të rritur kanë qenë të njohura në vende të tilla si Meksika dhe Amerika Qendrore, Tailanda dhe Greqia, duke tërhequr shumë turistë nga Evropa Veriore, përfshirë gjermanët dhe britanikët.

Koreja e Jugut ka parë gjithashtu një rritje të kafeneve dhe restoranteve pa fëmijë.

Lini një Përgjigje