Ish-Missi shpërthen ndaj mediave shqiptare: Po më shkatërroni jetën, duke më përdhosur figurën si femër

13 Mars 2024, 19:08Lifestyle TEMA
Ish-Missi shpërthen ndaj mediave shqiptare: Po më shkatërroni

Ish-Missi dhe modelja Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme me pjesmarrjen në Big Brother, ka shpërthyer ndaj mediave, pasi së fundmi ka qenë kryefjalë e tyre.
 
“E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. 

Askush nuk ka aq guxim sa të gënjejë në televizione kaq të ndjekura, sepse i bie që do të kishte probleme të mëdha mendore dhe unë të nderuar komentues, kam kaluar 100 teste nga psikologia e “Big Brother” dhe jam totalisht top. Mos e vrisni mendjen nga kjo anë”.
 
Më tej, vijoi:
 
“Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi! Tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja. Sa për emisionet: Kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj! Se të ishte për mua, rrija ngrohtë në krevat…”.
 
Ajo shtoi se në kurrizin e saj po abuzohet shumë.

“Në kurrizin tim po abuzohet në mënyrë makabre! Më kanë bërë ish-a meshkuj që as i njoh, duke nisur nga Silvi…Duke përdorur familjen time…

E kam të faktuar që njerëz të fushës që mediat e shkruara po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat kanë folur edhe banorë të tjerë, por po shfrytëzohet dhe keqpërdoret vetëm emri im. Gjejeni pse…”

Më pas, ajo shton se figura dhe morali i saj janë përdhosur:

“Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar, që problemet i kanë personale me mua. Ama, të dini diçka! 

Që nga dita që kam dalë e deri sot, nuk kam derdhur asnjë pikë lot, përkundrazi i kam dhënë forcë nënës sime, Lunës (tezes), Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj. Nuk më rrëzoni dot. As me tituj. As me komente. As me akuza. As me fyerje. Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe”, përfundoi ajo.

Më herët, Sara qartësoi edhe komentet që supozojnë se atë e ka braktisur e ëma. Duke postuar një koment në instastory, Sara shprehet: “E kam lexuar disa herë këtë gjë! O njerëz, nuk më ka braktisur nëna! Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeç. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite”, u shpreh ndër të tjera ajo.

11 Komente

  1. F
    Futja kot

    Paska kaluar testet e Topit kjo Sara! Ça teste bën Topi aman?! Liami i dënuar me burg , ndërkohë Top channel nuk i kishte kërkuar dëshmi penaliteti. Firma Ritello e fshesave e denoncuar nga Piranjat për mashtrim, Topi i bën reklamë te Big Brother. Topi ka marrë pagesa nga inceneratorët e i ka bërë reklamë. Topi ka mbaruar si TV. Tani që Topi ka kaluar edhe në offshore, është piramidë që i do bërë testi për pastrim parash.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Danja

      Ate makinen qe ke dale tenden e ke apo ta kane falur.Mos ta konfiskon SPAKU.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ada

        Figuren ja ule vet vetes duke ushtruar dhune ndaj nje femre dhe para kamerave. Tani mbylle me kaq dhe mos u duke me neper TV po reflekto

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokol jahja

          Shkurt nje cop kurve je

          Përgjigjjuni
          1. P
            Psikiatri

            E semure psiqike. Ka nevoje urgjente per ndihme nga profesioniste!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juli

              Ju që akoma komentoni jeni : Kurva,të sëmurë psiqikë, debila injorantë,KATUNARË MUTI,..... I lini njerëzit rehat,boll po heqin nga mediat që Shpifin por dhe ju !!!!! Robt ku ti keni.....

              Përgjigjjuni
              1. M
                Madi

                ????????????????????????

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shkërdheni

                Meqenëse je top, atëherë qentë le të lehin karvani të ecë përpara. Pse se bën?! Bëji një pyetje vetes, një mashkull përkrah teje a mund të jetë ballë lart??

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haku

                  Meqe vet shprehet qartazi qe e ëma ka rritur nje bishe apo si bishe, ju lutem futeni kete bishe ne kafaz, larg kafsheve te tjera. Te ngaterrosh te qenit e fort, stoike/e qendrueshme, e durueshme me karakter te fort etj. me te qenit bishe... kjo esht te vesh duart mbi tope e te ikesh me vrap. Kulmi dmth. Kto tipa si kjo edhe duan te jen publike e pastaj ankohen pse meren me keto. Epo kjo esht jeta qe kerkoni e kjo eshte kostoja. Mund te ja dalesh edhe pa qene bishe. Vk

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Sara cdo fjale qe thua nuk eshte se rregullon ndonje gje. Ti keshtu je. Ishe 24 h para kamerave. Publiku krijon mendimin e vet. Cfar po kerkon te besh tani nuk e kuptoj.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlora

                      Epo meqë paska ikir kirbke qenë 2 vjeç e ti ke mbet në Shqipëri, të ka dërguar para por nuk të.ka pëtkëledhur kokën, sigurisht që nuk të paska lënë ...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje