Ja çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit nga ChatGPT

17 Shtator 2025, 16:12Lifestyle TEMA
Ja çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit nga

OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka publikuar për herë të parë një studim të detajuar mbi mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me chatbot-in më të famshëm të inteligjencës artificiale.

Studimi, i bazuar mbi 1.5 milionë përdorues aktivë mes majit 2024 dhe qershorit 2025, sjell të dhëna befasuese mbi kush e përdor ChatGPT dhe për çfarë i drejtohen atij më shpesh.

Kush e përdor ChatGPT?
Në fillim, shumica e përdoruesve ishin meshkuj, por ky raport ka ndryshuar ndjeshëm. Në qershor 2025, 52% e përdoruesve kishin emra femërorë.
Pothuajse gjysma e bisedave vijnë nga të rinjtë 18–25 vjeç, duke treguar se kjo moshë e sheh ChatGPT si pjesë të përditshmërisë së tyre.
Po ashtu, përdorimi i chatbot-it po rritet më shpejt në vendet më të varfra sesa në ato të pasura.

Për çfarë e përdorin?
Përdorimi i ChatGPT ka kaluar nga puna tek jeta personale. Në qershor 2025, 73% e bisedave ishin për përdorim personal, kundrejt 50% një vit më parë.
Kategoritë kryesore janë:

Udhëzime praktike (28.3%) – ndihmë për detyra shkolle, këshilla për stërvitje, udhëzime të përditshme.
Ndihmë në shkrim – redaktim, përmirësim tekstesh, email-e, postime në rrjete sociale.
Kërkimi i informacionit – një kategori në rritje që shpesh po zëvendëson kërkimin klasik në Google.
Ndërsa kërkesat për programim zënë vetëm 4.2% të bisedave, tregues që shumica e përdoruesve e shohin ChatGPT si mjet praktik për jetën e përditshme, jo vetëm për teknologji.

OpenAI thekson se rritja e kërkimeve të informacionit përmes ChatGPT mund të ndikojë në ekosistemin e kërkimit online, i cili prej vitesh dominohet nga Google.
Në fakt, Google tashmë ka nisur të integrojë AI në rezultatet e tij, për të mos humbur terren ndaj konkurrentit më të madh të momentit.

OpenAI raporton se ChatGPT ka mbi 700 milionë përdorues javorë dhe popullariteti i tij pritet të rritet edhe më tej.

1 Komente

  1. O
    Oli

    Vk ne kemi Diellzen. Nje nga pjestaret e haremit te Rames dhe ajo. Per te mbushur epshet e kryeminietrit edhe ne formen e saj dixhitale . Sepse ajo njerzore tashme nuk i hyn me ne sy

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje