
Neil Parish, deputeti i Parlamentit britanik ka bërë me dije se do të dorëhiqet.
Kjo pasi ai pranoi se kishte parë video pornografike dy herë në Parlament.
Parish, i cili ka përfaqësuar Tiverton dhe Honiton në Devon që nga viti 2010, tha se kishte qenë një “moment çmendurie”.
Ai u pezullua nga Partia Konservatore të premten lidhur me akuzat.
Dy kolege femra pohuan se e kishin parë atë duke parë përmbajtjen e të rriturve në telefonin e tij ndërsa ishte ulur pranë tyre.
Në një intervistë ekskluzive me “BBC” Parish tha se, situata e parë ishte aksidentale.
“Unë hyra në një faqe tjetër interneti që kishte një emër shumë të ngjashëm dhe e pashë për pak, gjë që nuk duhej ta kisha bërë.Por krimi im – krimi më i madh – është se në një rast tjetër shkova për herë të dytë”, tha ai.
Deputeti pranoi se hera e dytë kishte qenë e qëllimshme dhe se kjo ndodhi në Dhomën e Komunave ndërsa ai ishte ulur në pritje për të votuar.
Parish tha se ajo që bëri “ishte absolutisht krejtësisht e gabuar”.
Dhe Grida qesh!
Po si mund te jape doreheqjen nje deputet pse ka pare 2 min porno ne telefon po ne kemi televizionin e Vjollces dhe ca te tjere qe jane very HOT nate e dite? Po eja tek emisioni im o qyqar?
Budalla me brire. Po jep njeriu doreheqje nga puna se paska pare dy here video porno ne cellular? Po ketu ne Shqiperi vjedhin, vrasin marin para ne kembim te firmest qe hedhin etj e ndonese ua faktijne prape nuk pjerdh njeri. Perkundrazi zgjidhet edhe mandatin tjeter. Shih ekipin rilindas te Edi Rames me inceneratoret dhe lali Erin?
Prandaj jemi aq shume perpara Anglise ne i dashur Sokol..