Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të dhimbshëm mbi sfidën më të madhe të jetës. Përmes një videoje emocionale, ajo zbulon se prej një viti po përballet me kancerin e gjirit, duke e cilësuar periudhën si “dimri i jetës” së saj.
Kazhani tregon se ndërsa në podcaste e programe publike shfaqej e buzëqeshur dhe e fortë, pas kuintave zhvillohej një betejë e heshtur me sëmundjen. “Një vit më parë mora lajmin që çdo grua do ta quante makth”, – rrëfen ajo me lot në sy.
Gazetarja thekson se historia e saj është pasqyruar edhe në librin “Një ditë tjetër”, ku ka përmbledhur çdo përjetim dhe sfidë personale të kësaj periudhe. Ajo shprehet se i janë bërë mbështetje rrëfimet e grave të tjera që kanë kaluar të njëjtin kalvar spitalesh.
Në episodin e fundit të podcastit të saj, Kazhani ka vendosur të flasë hapur për këtë luftë, duke e quajtur atë “podcastin më të vështirë” të karrierës së saj./ E.K
Uroj më të mirën për shëndetin e sajë. Shpresoj ta kalojë. Besimi në zot dhe “kokëfortësia” për të fituar këtë betejë me të ligën, patjetër do ta nxjerrë fituese të kësajë “lufte” jo pak të vështirë…. Shërim të shpejtë. Ju përshëndes.
Po ashtu eshte me rendesi te kosumosh fenbendazole Dhe ivermectin,Dhe CBD oil ,shpresoje qe te kesh jete te lumtur edhe 50 pranvera tjera.
Mira jam shokuar , dhe tronditur shume , me erdhi shume shume keq , gezohem qe je mire dhe ja ke hedhur te uroj me zemer qe te ke shendet te plote dhe jete te gjate , te uroj gjithe te mirat ne jete,
Shpresoj ta kalosh dhe paç vetëm të mira më pas, siç e ke emrin.
Qofsh mire me shendet! Je kurajoze,e forte,e mencur do zoti nuk do te perseritet me!