“Ke marrë zjarr si pushka e jevgut”, Deklarata e Arbana Osmanit ndez debate të forta, reagojnë edhe institucionet

31 Mars 2026, 13:48Lifestyle TEMA
“Ke marrë zjarr si pushka e jevgut”, Deklarata e Arbana Osmanit

Moderatorja e reality show-t Ferma Vip, Arbana Osmani ka shkaktuar debate në lidhje me një koment të sajin gjatë prime-t të kaluar.

Gjatë diskutimeve, Arbana Osmani iu drejtua një prej “fermerëve”, konkretisht Akilit, duke u shprehur: “Me thënë të drejtën, ke marrë pak si pushka e jevgut”.

Edhe pse moderatorja kërkoi falje, ky deklarata e saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u interpretua si një deklaratë me përmbajtje raciste.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat, ku disa komentues e kanë konsideruar të papranueshme përdorimin e një gjuhe të tillë në ekran.

Por reagimi ndaj deklaratës së saj mori përmasa edhe më të mëdha. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dënoi deklaratën e Arbana Osmanit, si shpreheje që përmban gjuhë raciste.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është njohur me përmbajtjen e emisionit ‘Ferma Vip’, në operatorin kombëtar ‘Vizion Plus’ datë 30.3.2026, në lidhje me përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, steriotipeve, që mund të krijojë shqetësime tek komunitetet,” deklaroi Gajda.

Komisioneri shprehu më tej keqardhjen për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme dhe steriotipeve racore, të cilat nëse nuk parandalohen në kohë reale mund të përhapen në rrjetet sociale duke dëmtuar edhe më gjerë personat e përfshirë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, moderatorja Arbana Osmani kërkoi ndjesë për shprehjen e përdorur.

19 Komente

  1. A
    Arbana shitet aq sa nuk vlen....

    Arbana Osmani eshte turp i Reality Show, eshte cpropcionale ne fytyre, mediokre nga mendja, e venger nga syte. Po nuk ke cfare ben kur shume shqiptare nuk arrijne ta shohin dhe cvleresojne Arbanen per ate qe sjo eshte ne te vertete.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Dukesh qe je me e zonja se Arbana, prandaj shkruan nga kompiuteri.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Leko

      ore keta jane te cuditshem, duhet ndruar Shqipjasipas ketyre?

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        "Kercet si pushka jevgut" eshte shprehje e vjeter shqipe dhe Arbana nuk e ka perdorur ne kuptimin rracist, prandaj eshte i kote reagimi i debilave qe hiqen sikur nuk jane rracista.

        Përgjigjjuni
        1. i
          injoranca nuk fshihet dot

          eshte racizem i paster,fjala jevg nuk duhet te perdoret me as neper lagje,jo me ne televizion

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jevgu

            Une per vete rracizmin e shof ne gjona te tjera, jo ke nji fjale goje pa te keq.

            Përgjigjjuni
        2. T
          Thjesht

          Dreq o pune. Nuk mund te perdoren me shprehjet popullore, sepse ofendohet dikush?. Atehere duhet te largoni nga fjalori i Shqipes cdo fjale apo fjali qe mund te preke ndjesine e dikujt. Perzoten u beme vendi i cudirave.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Merreni me mendje te hapur e jo me inat!

            Zhvillimi vjen me ngadale ne pergjithesi, por me ngadale ose asfare ne shoqerite me injorance aktive. Por cfare eshte injoraca aktive? Injoranca aktive eshte atehere kur megjithese dikush e ka shpikur rroten dikush tjeter refuzon ta perdore si produkt te gatshem. Ky eshte edhe rasti i Shqipetareve ne Shqiperi. Bota ka shoqeri ne nivele te ndryshme zhvillimi, shoqeria ne Shqiperi fatkeqesisht nuk eshte ne majat e zhvillimit, e megjithate per produkte te gatshme qe jane kultivuar ne shoqeri me emncipim me te hershem ne debatojme si hajvane e refuzojme te perdorim normat e provuara me pare si t edenja apo te padenja. Sllavet, Italianet, Greket e perdorin emrin Shqiptar si percmim, tallje, sharje, ne te foluren e tyre te perditeshme. Ne e dime shume mire se ata kane barcaleta, shprehje, sharje me fjalen Shqiptar. Ne Greqi femijet i trembin me; erdhi Shqiptari, kane kenge ku shajne Shqiptarin, Serbet gjithashtu, por edhe Maqedonet e Koratet e Sllovenet me pak. Italianet "Albanese" e perdorin me kontektst percmimi. Tani mendoni qe ne televizionet e ketyre vendeve te flitet sic flitet ne rruge e ku te thuhet psh: Copa e Shqiptarit do me fitu ndeshjen! Apo sikur ne televizionin Italian te thuhet: "Albanese di merda", sepse meqe eshte shprehje popullore ne Itali kjo e ben OK edhe ne Televizion. Shqiptar jemi te lashte ne kete bote, por te rinj e fillestare ne emancipim. Degjoni cfare thote bota e emancipuar e zhvillimi vjen me shpejt edhe ketu mes mensh. Jevgjit jane nje etni qe jane larg origjines se tyre gjeografike, por qe per arsye te rracizmit tone kulturor nuk jane perzier me ne. Ne nuk i martojme, nuk i punosojme, nuk i pranojme dhe ata kane nje komunitet qe merr therrimet e ketij vendi. Por mbas gjith ketij realiteti ne e kemi normalizuar edhe ti shajme. Gjithe ajo qe kerkohet me emancipimin eshte te konsoderosh tjetrin me te drejta e dinjitet te barabarte me ty. Ashtu sic duam edhe ne te jemi te barabrte ne dinjitet e trajtim kur jetojme ne shoqeri jashte asaj shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thjesht

              A thu do te zemerohej Zeqoja nga shprehja :si e ema e Seqos maje thanes. Shprehjet popullore nuk duhen anatemuar ne asnje rast,

              Përgjigjjuni
          2. A
            Aliu

            Ishim mire ca kohe qe nuk e degjonim kete llapaqenen arbana. Se kujt I Sherburne keto emisione kalamajsh nuk e di , pevecese hajnave , pushtave dhe llumit te shoqerise. Sa per emertimin jevg , nuk eshte ofeze, ose mund ti quajme jevgjite si gjithe bota. Ata njerez si ne jane , ndofta me te mire se ne, por emrin nuk jua nderojme dot.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos na shurdhoni

              Shprehje popullore e njohur.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ermali

                Fjalori arbanes eshte i varfer,po ashtu dhe niveli saj,tip llafazane e merzitshme...

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mani mani m.

                  Kur kërkoheshin lekë për Atdheun, Sabri Fejzullahu këndonte "mani, mani, mut mos hani jepni pare për Atdhe!" - Askush nuk e shau Sabriun, qeshëm dhe dhuruam marka, franka dhe dollarë.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Treni

                    Shqipot Woke Si Bosa lol

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Raimonda H

                      Eshte nje shprehje popullore:" kur pjerdh by.. e mbulon goja, por kur te pjerdh goja nuk e mbulon dot by..a.". Epo i pordhi goja dhe me vrap komisioneri e denoi racizmin...

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dule Jevgu

                        Une nuk e Kam problem….

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Të fala

                          Po çjanë këto linçime, nuk e kam takuar kurrë Arbanën e nik e njoh po mos merrni kot se po e shqyejnë OJF E OJQ e të pavaruar fondacione duke ju hredhur në grykë Arbanës. Ashtu është shprehja “mos merr kot si pushka jevgut” po çfarë racizmi ka këtu, na habitët. Ku janë organizatat e grave ta marrin në mbrojtje Arbanën siç u shkulën duke mbrojtur Gazmend Bardhin? Mirë bëjnë që e mbrojnë Bardhin por mos mbani dy standarte. Dhe boll me budallallëqe! Fjala thot” kur ka jevgu lyen dhe by…ën, tani filloni më shani edhe mua se nuk e kam problem, unë jam rom o arxhi.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artan

                            Tani ne te gjitha thëniet ku përmendet jevgu, policia gjuhësore kërkon që të zëvendësohet me "njeriu me ngjyrë", siç policia gjuhësore në Amerikë e zëvendësoi "negër" me "afro-amerikani" në gojën e mafiozëve te "Kumbari",

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            Maxhypi

                            Epo, evgjiti s'u beka kurre nishanlli! Ja ta mesoj une si qellohet!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje