“Këndonte këngë dashurie në Qytetin Studenti”, zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun

27 Dhjetor 2024, 11:12Lifestyle TEMA
“Këndonte këngë dashurie në Qytetin Studenti”,

Rikthimi i Parashqevi Simakut në skenën e showbizit, ka sjellë në dritë edhe shumë detaje nga jeta se saj si këngëtare para viteve 90 në Shqipëri.

Teksa vazhdojnë lajmet për këngëtaren dhe jetën e saj tashmë nga SHBA-ja edhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikar disa dokumente të cilët tregojnë se si Parashqevi Simaku në vitin ’89 po përballej me akuza.

Aty tregohet se Parashqevia këndonte në Qytet Studenti, por më pas janë dëgjuar brohoritma kundër regjimit komunist. Kjo situatë ka sjellë më pas plotësimin e dosjes së këngëtares shqiptare.

Postimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit:

Edhe në errësirën më të madhe, rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit.

Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie. Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla si “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota”. Pas pak, nga godina 5 dëgjohen thirrje të tjera: “Viva Parashqevi, viva!”, “Poshtë fashizmit”, si dhe këngët “Eja, mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne” etj.

Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt i vërtetë “rrugaçërie” nga rinia, po t’i referohemi izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore dhe kulturore me dorë të hekurt nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AiDSSH-së, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, kur zëri dhe shpirti rinor po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen, në raport edhe me ndryshimet politike në të gjithë Europën Lindore.

A ishte zgjedhja e emrit të saj një nevojë për çlirim? Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan, kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.

Me deklarata si “Artet janë bota” dhe thirrje si “Viva Parashqevi, viva!”, edhe pse krejt simbolike, ato treguan se, në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe një fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme, ku nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikën për të gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e një kombi, që ushqehej me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për individualitetin njerëzor.

Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi. Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera, nisur nga perceptimi.

Siç na thotë edhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas: “Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën; nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar, dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizmi tyre i vogël, grotesk dhe i përditshëm përballë fatkeqësisë.”

Referenca arkivore: Fondi arkivor i AiDSSH-së, Dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12, datë 7.5.2020.

Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim. Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet, ju ftojmë të konsultoni dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

7 Komente

  1. j
    jo plehrave qe vijne ere...

    Beni nje kopje per pijanecin qe urren familjen,Gjergj Leka.Me siguri e ka futur ish-Sigurimi Parashqevine,qe te kapte "rebelet".Shyqyr qe ka shpetuar "i madhi",pijetari antifamilje.Vetem vrer nxjerr ai njeri per ish-koleget e tij.T'i vije turp!Po na shkruan historine.Le te shkruaje budallalleqet qe ka bere vete,e te shohim sa do t'a duartrokasin.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Pse ka bere ndonje koment negativ Gjergji??? Nuk di gje prandaj po pyes dhe nese vertet e ka bere turp te kete. Cmira ka ekzistuar dhe ekziston edhe st e kesaj dite ne muzike,art,kulture dhe gjithandej.

      Përgjigjjuni
    2. M
      MUZIKANTI

      Sipas legeneve te Autoritetit te Dosjeve dhe gjithe legeneve te tjere politike, mediatike dhe ordinere ( qe Shqiperia i ka dhe i prodhon pa hesap cdo dite ) Parashqevia dhe Parashqevite e tjera nuk lejoheshin te kendonin kenge dashurie ne ate kohe. O llumi i shoqerise! Atehere 80% e kengeve ishin per dashurine dhe kendoheshin ne RTVSH dhe festivale por ajo qe nuk lejohej ishte lakuriqesia sic ndodh sot kur, per hir te dukjes dhe fitimit material, nje pjese e kengetareve jane gati, jo vetem te dalin lakuriq ne skena por edhe te shkerdhehen live. Ky eshte dallimi i artit te atehershem me " artin " e sotem.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexuesi i Remarkut

        TEMA, Thënien "Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën; nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar, dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizmi tyre i vogël, grotesk dhe i përditshëm përballë fatkeqësisë.' nuk e ka thene Ernesto Sabato, por Erich Maria Remarque te "Harku i triumfit". Tung

        Përgjigjjuni
        1. E
          E...Vlora....

          Sa do ta thoja...

          Përgjigjjuni
        2. L
          LLazi shoku i Hajros.

          Me te vertete shume po abuzohet me Parashqevine Simaku. Dihet qe Parashqevia kishte nje lidhje intime me Luan Pobrabitin qe ishte eksponenti nr 1 i sigurimit te shtetit dhe qe per ironi te fatit ka pase sektorin e qytetit te studentit deri ne vitin 1982 dhe pastaj morri ate te albturizmit. Eshte nje procedure e rendomte qe ndonje spiun ka lene informacionin tek oficeri i sigurimit qe mbulonte sektorin e universitetit dhe kjo eshte e protokolluar por per shkak te lidhjes me Luanin asgje nuk mund ta kercenonte Parashqevine. Luani kishte edhe mundesine qe te ndalonte kalimin ne perpunim te dosjes gje qe edhe mund ta kete bere. Lejeni Parashqevine ne punen e vet me ato hallet e veta qe ka dhe urojme qe te rehabilitohet dhe te gezoje dhe te shijoje jeten e saj.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SOKRATI

            @ MUZIKANTI Ne komentin tuaj jeni i sakte dhe realist. E verteta nuk eshte ndryshe. Atehere, ne ate kohe rinia dhe te gjithe kendonin kenge dashurie, por ndaloheshin lakuriqesite, ndryshe nga sot, qe del gjoksi, perpara dhe mbrapa, vithet, shalet, kofshet e femres, sikur eshte nje send tregu dhe tregohet se i ka te gjitha, ndaj...paguani, blijeni, hidhni euro, dollare, duartokitni dhe tallavaja e lakuriqesise nuk ka te sosur...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje