
Këngëtari Tiri Gjoci hodhi akuza të forta ndaj Festivalit të Këngës të RTSH, ku sipas tij fituesi vendoset 1 vit përpara.
Në emisionin Now në Euronews Albania, ai u shpreh se risia e këtij viti ku pritet të jenë dy çmime të para, një i jurisë dhe një i publikut për në Eurovizion është diçka e mirë pasi i bën artistët më të lirë dhe të pandikuar nga formati i këngëve për në Eurovizion.
“Këtë vit do ketë 2 çmime, i pari i jurisë dhe ai i Eurovizionit. Kjo është diçka e mirë, se gjithë këto vitet e fundit janë bërë këngë për Eurovizion dhe kjo është një gjë e gabuar.
Kjo bën që artisët të ndikohen të bëjnë një këngë që t’i përshtatet Eurovizionit. Kjo më jep liri si artist, nuk ndikohem”, tha këngëtari.
FLASH PËR FESTIVALIN Së pari, gjatë interpretimit këngëtarët i hanë e deformojnë fjalët si pleq që u lëvizin protezat e dhëmbëve. Tekstet bëhen bezdisëse me ngjashmërinë në shumë pikëpamje, sidomos nga tematika dhe fabula që bëhet bosht i thurjes. Ato janë denotative, pra tepër të thjeshta; ato duket se janë pa gjetje e strukturë artistike befasuese, u mungon intriga e fantazisë krijuese. Situatat jetësore të evokuara përgjithësisht paraqiten të rëndomta, personale, private. Rezulton se në masë të madhe tekstin ta ketë shkruar vetë këngëtari, i cili është njëkohësisht kantautor ose atij/asaj ia ka shkruar motra, vëllai, kushëriri, ortaku, familja, veçse jo poeti, sepse ky, pra, na del se është festivali i kantautorëve! Ja disa nga fjalët e zgjedhura prej shqipes së varfër të këngëve, të cilat mbushin pothuajse të gjitha tekstet: Edhe pse tani ndihem vetëm, s’ka lagësi të na ndajë, ti je gjysma e zemrës sime; ëndërroj, për ty kujtoj, se të desha me gjithë zemër; flokët e mia era i ngre ngadalë, por kërkoj një shenjë nga ti, s’di ku të të kërkoj etj. Tekstet e bëra nga vetë këngëtarët kanë prirjen të bien në montoni për arsye se këngëtari niset nga imazhet e veta të mëparshme poetike e muzikore, të cilat atij vërtet i japin lehtësi krijimi, por gjithashtu edhe montoni. Nëse jeta dhe bota e këngëtarëve ngjason me atë të kolegëve/kolegeve të tjera, teksti i një poeti më të afirmuar dhe kompozimi i një muzikanti tjetër do të krijonte premisa për të futur tjetër metrikë këndvështrim ndaj jetës, çka do të ndikonte mbi melodinë e brendshmen të mëparshme që rri në kujtesën e këngëtarit-autor-kompozitor dhe do të deformonte artistikisht muzikën, duke ndikuar pozitivisht në krijimin e parakushteve për më shumë shprehësi dhe risi. Është gjë e njohur dhe e natyrshme që këngët e reja nuk arrijnë dot të na tronditin fort që në dëgjimin e parë. Por monotonia e këtij festivali nuk lidhet aq shumë me risinë, sesa me njëanshmërinë tematike të teksteve, me ngjashmëritë melodike me njëra-tjetrën dhe me ato të mëparshmet. Por përgjegjësi kryesor këtu është redaksia e pranimit të këngëve për festival, që nuk ka ndërhyrë për të shmangur monotonitë. Prandaj edhe meloditë janë të ngjashme: qarje për vuajtje e drama të brendshme, të vakëta, të përjetuara së brendshmi, pa mundësi për shpërthime e larmi ritmesh; pa kthesa melodike a të zërit, pa ule ngritje që ndihmojnë kompleksitetin e krijimit muzikor. Janë përgjithësisht në të tilla tone muzikore ku paraqiten, kryesisht, këngëtare si vajza në hall, por që ia zbulojnë publikut botërisht privatësinë
Gjithmone po nuk i ngaterruan dhe nuk shkaterruan gjerat nuk ka ku shkon... Festivali quhet Festivali i Kenges, dhe ka per qellim evidentimin e kenges me te mire shqiptare. Pavaresisht palacolleqeve qe behen, kur ke juri duhet te pranosh vendimin te asaj jurie. C'pune ka vendimmarrja e publikut? Ose juri, ose publik, ose...juri / publik te vendosin bashke, por per nje cmim te pare dhe jo 2-3 cmime te para e budallalleqe si keto. Nuk e ka problemin sistemi i perzgjedhjes, problemi qendron tek vendimmarresit qe jane ose te paafte, ose te 'vegjel', ose 'specialista' dhe pa shtylle kurrizore. Mbajeni mend, sa te zgjidhet kenga per ne Eurovizion, do fillojne te thone, ai / ajo i bleu telefonatat, etj., etj., etj. Pastaj c'vlere ka cmimi i pare (nga juria), apo cmimi i dyte, trete e me rradhe? I bie qe s'ke nevoje per festival fare, lere publikun te votoje me telefon per kengen me te mire te lancuar gjate vitit 2022 nga te gjithe kengetaret shqiptare, dhe ja, e gjetet kengen per ne Eurovizion. Nderkohe i shpetoni taksa-paguesit shqiptar miliona leke...
Kur u vendos kush do fitonte Kupën e Botës në futboll që dy vjet përpara,çfarë pret ti nga Festivali i Shqipërisë!??
nuk eshte shume e kuptueshme per mua ndarja ne cmim te pare e cmim Eurovision. Edhe pse Tiri thote qe ai keshtu nuk ndikohet, per mua eshte pa sens. Dihet qe cmimi me i synuar ne Fest eshte qe dikush te arrije ne Eurovision. Askund tjeter nuk gjendet nje hapesire dhe nje promovim per artistet sesa ne Eurovision. Edhe Tiri, i vene para pyetjes, do te fitosh festivalin apo do te shkosh ne Eurovision, nuk besoj se do kishte shume dyshim per pergjigjen. Por ajo qe humbet ne kete lloj konkurimi, eshte prestigji i fitimit te festivalit. Ai qe do fitoje festivalin, por jo Eurovisionin, do e shohe kete si cmim ngushellimi, dhe praktikisht humbet cdo sens i fitores se festivalit. Pak vete ne Shqiperi do e mbajne mend, promovimi do jete shume me i ulet, dhe do jete komplet i eklipsuar nga kenga qe do shkoje ne Eurovision....