Këngëtari Gena denoncon dasmorët: Më kanë hedhur 7-8 mijë euro false, turp i madh

30 Mars 2022, 15:50Lifestyle TEMA

Këngëtari Gena denoncon dasmorët: Më kanë hedhur 7-8

Këngëtarët e dasmave paguhen mirë në Shqipëri. Por duket se edhe mashtrohen ndonjëherë.

Këngëtari Gena është një nga më të kërkuarit.

I ftuar në një emision televiziv ai tregoi duke qeshur se tashmë ka ndryshuar tradita dhe se paratë i merr çifti.

Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari.

Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?

Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.

3 Komente

  1. B
    Benidorm

    Cudi qe te kan dhen lek, se ti paguhesh me copa.????????????

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Ky eshte nje nga kengetaret me te paguar te dasmave? Ky Christo Danti wannabe vetem kengetar nuk eshte.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmil Gurra

        A paguajnë këto ulëritësit ndonjë metalik tatimi ? Nuk besoj. Dikur moti, principata gjermane e LÜBECKUT gjeti një zgjidhje shumë të mirë për dasmat "shqiptare". Mjaftuan 100 dasmorë. Mbi - mbitatimim për kokë qejfi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje