Këngëtari shqiptar në sfidë me shëndetin, pëson paralizë faciale

28 Gusht 2025, 13:55Lifestyle TEMA
Këngëtari shqiptar në sfidë me shëndetin, pëson

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore.

Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi… Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë. Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.

1 Komente

  1. D
    Drejtesia

    Uhhhh, sa keq po me vjen. Qofshin te shkuara Kelly. Zoti qofte me ty. Te urojme gjithe te mirat, dhe presim me padurim te te shohim ne ekran, duke na kenaqur me ate zerin tend te bukur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje