Këngëtarja legjendare Angie Stone është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, Diamond Stone, e njohur edhe si Ladi Diamond, përmes rrjetit social Facebook të shtunën.
“Mamaja ime ka ndërruar jetë”, ka shkruar 41-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin e saj me emoji të përlotur.
Sipas zëdhënëses së saj, Deborah R. Saban, Angie Stone, një anëtare e grupit hip-hop “The Sequence”, sapo kishte njoftuar një koncert në Montgomery, Alabama, kur u përfshi në një aksident me makinë dhe humbi jeten në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Deborah Saban tha për TMZ se vdekja e saj e papritur ka zhytur në pikëllim familjen dhe miqtë e saj.
Angie Stone kishte një vajzë, Diamond, me ish-bashkëshortin e saj, Rodney Stone dhe një djalë, 27-vjeçarin Michael Archer, nga lidhja e saj me D’Angelo.
Pak para vdekjes së saj, Angie Stone kishte promovuar koncertet e saj të ardhshme në Alabama, më 28 shkurt dhe në Baltimore, më 1 mars, përmes Instagramit. “Ne jemi duke rezervuar turne dhe ka shumë gjëra që nuk dua t’i zbuloj ende, por ju mund të shihni buzëqeshjen e madhe në fytyrën time,” tha ajo në një video që postoi.
Ajo kishte treguar se planet e saj përfshinin projekte televizive dhe filmike, turne dhe bashkëpunime me artistë të tjerë. “Po kthehemi fuqishëm”, kishte deklaruar ajo.
Lini një Përgjigje