
Marrja e sasive të vogla të kërpudhave psikodelike që prodhojnë halucinacione dhe zgjerim të dukshëm të vetëdijes, mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe shëndetin mendor.
Të paktën kështu thuhet në një studim, i botuar muajin e kaluar në revistën “Scientific Reports”, që shton dëshmitë në rritje të potencialit terapeutik të mikrodozimit.
Studimi ndoqi për rreth 30 ditë, 953 njerëz që morën sasi shumë të vogla psikodelike dhe një grup tjetër prej 180 personash që nuk merrnin mikrodozim.
“Shkencëtarët, duke përfshirë ata nga Universiteti i Kolumbisë Britanike në Kanada, zbuluan se mikrodozimi tregoi përmirësime më të mëdha në humor, shëndet mendor dhe koordinim mendje-trup gjatë periudhës njëmujore, krahasuar me bashkëmoshatarët jo mikrodozues që përfunduan të njëjtat vlerësime”, transmeton prestigjiozja britanike The Guardian.
Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një numër vlerësimesh gjatë periudhës 30-ditore të studimit që përfshinte simptomatologjinë e shëndetit mendor, gjendjen shpirtërore dhe masat e njohjes.
“Gjetjet tona të humorit të përmirësuar dhe simptomave të reduktuara të depresionit, ankthit dhe stresit shtojnë bisedën në rritje rreth potencialit terapeutik të mikrodozimit,” tha Dr. Walsh.
Gjithashtu, në studim u integrua një test për të matur aftësinë psikomotore, e cila mund të përdoret si një shënues për çrregullimet neurodegjenerative, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.
“Ky punim zbërthen mikrodozuesit e psilocibinës duke demonstruar përmirësime më të mëdha të vërejtura në humor dhe shëndet mendor në një muaj në krahasim me kontrollet jo mikrodozuese. Këto rezultate interesante mund të ndihmojnë në informimin e projektimit të provave klinike njerëzore,” shkroi në Twitter, Paul Stamets – autor i studimit.
Kërpudhat psikodelike psilocibinë, të cilat kanë një histori të gjatë përdorimi midis disa komuniteteve indigjene, u etiketuan si një substancë ilegale gjatë “luftës kundër drogës” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. por
Megjithatë, studiuesit thonë se interesi i fundit në përdorimin e tyre është zgjeruar në aplikimin e mundshëm terapeutik të mikrodozave më të vogla.
Shkencëtarët thonë se mikrodoza të tilla janë aq të vogla sa që ndërhyjnë minimalisht në funksionimin e përditshëm.
Dozat, mund të jenë nga 0,1 g deri në 0,3 g kërpudha të thata, të cilat mund të merren tre deri në pesë herë në javë.
Ata thonë se kërpudhat e psilocibinës konsiderohen jo të varura dhe relativisht jo toksike në krahasim me duhanin, opioidet dhe alkoolin.
Ka kërpurdha helmuese ndaj mos vraponi në mal që ti merrni falas.
????????