FOTOT: Turistët nga Italia dhe Danimarka "dynden" në lagunën e Kune-Vainit

15 Korrik 2022, 10:17Lifestyle TEMA

FOTOT: Turistët nga Italia dhe Danimarka "dynden" në

Laguna e Kune-Vainit dhe monumentet e natyrës në Lezhë janë kthyer ndër destinacionet turistike më të vizituara në vend.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Lezhë nda sot momente nga vizita e turistëve të huaj në qendrën e vizitorëve, të ndodhur pranë zyrave të saj.

“Turistë nga Italia dhe Danimarka u ndalën të vizitonin qendrën e vizitorëve të stacionuar pranë zyrave të Administratës Rajonale Zonave të Mbrojtura Lezhë si dhe morën nga stafi ynë me tepër informacion për biodiversitetin e larmishëm të lagunës. Për ato ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë dhe ndiheshin shumë të kënaqur dhe përveç lagunës së Vainit ato kishin vizituar dhe lagunën e Kunes dhe disa nga Monumentet e Natyrës të rrethit Lezhë”, thekson ADZM Lezhë.

Laguna e Kune-Vainit, 8 km larg Lezhës, cilësohet si një nga më interesantet dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët shijojnë bukurinë e saj.

Ajo ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante. Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit të shpendëve të shumtë ujorë që, shumohen në këtë kënetë.

 

Lini një Përgjigje