
Një mori personazhesh të famshëm kanë qenë prej kohësh të zëshëm në kundërshtimin e tyre ndaj marrjes së detyrës nga Donald Trump duke bërë disa premtime të guximshme të tyre gjatë rrugës: nëse Trump fitonte, ata do të largoheshin nga SHBA.
Kandidatja dhe zëvendëspresidentja demokrate, Kamala Harris, gjatë fushatë elektorale kishte mbështetjen e disa prej personazheve më të famshëm të muzikës dhe yje të Hollywood-it, si:Jennifer Lopez, Beyoncé, Oprah Winfrey, Bruce Springsteen dhe Howard Stern që mbështesin fushatën e saj.
Sophie Turner
Aktore e njohur për rolin e Sansa Stark në serialin “Game of Thrones”, Sophie Turner ka bërë të qartë se pas fitores së Trump, ajo do të largohet nga SHBA dhe do të kthehet në vendin e saj të lindjes, Angli.
Cher
Këngëtarja legjendare Cher, 78 vjeçe, e cila gjatë periudhës së parë të presidencës së Trump kishte shprehur shqetësime serioze për shëndetin e saj, u shpreh për The Guardian se do të largohej nga SHBA nëse ai fitonte sërish.
America Ferrera
Ylli i filmit “Barbie” dhe aktorja e njohur e serialit “Ugly Betty”, America Ferrera, ka bërë të ditur se pas fitores së Trump, ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj do të shpërngulen në Mbretërinë e Bashkuar. Një burim i afërt me aktoren u shpreh: America është e dëshpëruar që Donald Trump është president sërish. Ajo mendonte se vendi që ajo jetonte ishte më i mirë se kaq.
Raven-Symoné
Raven-Symoné, aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “That’s So Raven”, ishte shprehur më herët gjatë vitit 2020 se do të largohej nga SHBA nëse Trump do të fitonte përsëri. Ajo e ka shprehur hapur shqetësimin e saj për politikën e tij dhe ka deklaruar se nuk do të qëndronte në një vend ku politikat e tij ishin dominuese.
Shumica e ktyre vipave te perfshire ne baby oil ?? Rastesi??
Keta jane plerat e Hollywood te perfshire ne festat e DIDIt