Demokratët amerikanë kanë gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve presidenciale te aktori i famshëm George Clooney, pasi ishte ai që i kërkoi Joe Bidenit të tërhiqej nga gara.
Pasi Donald Trump fitoi ndaj rivales Kamala Harris, demokrati i përjetshëm George Clooney u kritikua për ndikimin e tij gjatë zgjedhjeve.
Aktori i “Ocean's Eleven”, 63 vjeç, shkroi veçanërisht për “New York Times” në korrik, ku i bëri thirrje 81-vjeçarit Biden të braktiste fushatën e tij presidenciale, duke shkruar: "Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president".
Clooney më vonë lavdëroi Biden për "vetëmohimin" kur ai njoftoi se do të tërhiqej më 21 korrik. Pas fitores së madhe të Donald Trump, një grup komentuesish politik i udhëhequr nga veteranët i quajtur altNOAA, shkruajti në “X”: “Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një... bisedë”.
Gazetari Joshua Hartley postoi një “screenshot” nga ekrani i artikullit të Clooney dhe shtoi: “Faleminderit George Clooney”.
Një fanse e Donald Trump gjithashtu iu referua aktorit dhe shkroi: "Sapo u kujtova, ne nuk kemi pranuar akoma rolin e George Clooney në këtë fitore”.
“Meqenëse jam në një depresion të thellë dhe kam dëshirë të sulmoj dikë, si do ia bëjmë tani, o George Clooney?", shkroi një përdorues i mediave sociale, ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Faji është i gjithi i George Clooney”.
Mos u lodhni te gjeni fajtore te individe kuptohet me influence qe kerkuam terheqjen e Biden....se dhe Biden te ishte ne gare do te humbiste kete duel. Shkaku eshte I thjeshte.....amerikanet u merziten me kushte e jeteses .....dhe ne cdo 5 app 6 muaj duhet te pranonin harxhimet kolosale per mbeshtetje lufterash nga taksat e Tyre.... Kjo eshte thjeshte.
Fajin e ka Saliu
Ja dhe delet qe besojne se Clooney kishte ne dore diçka. Delet e kane te pamundur te shohin fajtorin e vertete qe eshte Obama...