Sarah McBride senatore e shtetit Delaware është personi i parë transgjinor i zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
“Faleminderit, Delaware! Për shkak të votave dhe vlerave tuaja, unë jam krenare që jam anëtari juaj i ardhshëm i Kongresit,” shkroi McBride në X.
“Delaware ka dërguar mesazhin me zë të lartë dhe të qartë se ne duhet të jemi një vend që mbron lirinë riprodhuese, që garanton leje me pagesë dhe kujdes të përballueshëm për fëmijët për të gjitha familjet tona, që siguron që strehimi dhe kujdesi shëndetësor të jenë të disponueshme për të gjithë dhe se kjo është një demokraci që është mjaft e madhe për të gjithë ne.”
McBride, 34 vjeç, fitoi ulësen më të madhe të Delaware-it në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e përgjithshme të së martës kundër kandidatit republikan John Whalen III, një ish-oficer policie dhe biznesmen i shtetit Delaware. Vendi përfaqësues, i vetmi për Delaëare, ka qenë demokrati që nga viti 2010, raportoi New York Times .
Por, kush është Sarah McBride?
Sarah McBride është politikane amerikane dhe aktiviste për të drejtat e LGBTQ+, e cila ka bërë histori si personi i parë transgjinor që zgjidhet anëtar i Kongresit Amerikan. Ajo përfaqëson shtetin e Delaware dhe, përpara zgjedhjes së saj, ka qenë aktive në fusha të ndryshme të mbrojtjes së të drejtave për komunitetin LGBTQ+. McBride ka shërbyer më parë si senatore në legjislaturën e Delaware dhe ka qenë një nga personat transgjinorë më të shquar në Shtetet e Bashkuara që kanë arritur në pozita të larta politike. Përmes fushatës dhe angazhimit të saj, ajo synon të sjellë përmirësime në çështje të tilla si të drejtat për kujdes shëndetësor, edukimi dhe barazia për komunitetin LGBTQ+.
Para këtij posti, McBride ishte e njohur si një aktiviste e fortë, duke punuar edhe për Fondacionin Human Rights Campaign dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për legjislacion më përfshirës për komunitetin LGBTQ+.
Transgjinori apo transgjinorja?