Dhuna barbare ndaj Medi Isenit, Noizy vetëdorëzohet në policinë e Kosovës

5 Nëntor 2024, 13:02Lifestyle TEMA
Dhuna barbare ndaj Medi Isenit, Noizy vetëdorëzohet në

Noizy është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës. Reperi i njohur raportohet se është dorëzuar në policinë në Pejë pas disa muajsh në kërkim për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, pritet që të ndalohet për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”- ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Express.

1 Komente

  1. D
    Dibrani

    Ligji dhe vetem ligji eshte ai qe kta te fortet ta shijojne burgun dhe per ke do qe e shkel ate.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje