Kim Jong Un shpërblen spikeren e lajmeve shtetërore me një shtëpi luksoze

15 Prill 2022, 11:52Lifestyle TEMA

Kim Jong Un shpërblen spikeren e lajmeve shtetërore me një

Ri Chun Hi, spikerja më e famshme e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, është bërë vetë temë e mediave zyrtare të Koresë së Veriut, pasi lideri Kim Jong Un i dhuroi asaj një banesë luksoze, duke shpërblyer kështu besnikërinë e spikeres veterane.

78-vjeçarja për më shumë se 50 vite ka raportuar lajme për koreano-veriorët, si vdekja e babait të regjimit komunist Kim Il Sung në 1994, apo testet e para bërthamore në 2006.

Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri banimi në Penian, kryeqytetin e Koresë së Veriut. Ka sallon, dhomë ndenje, kuzhinë, studio, dhomë gjumi. 

Të gjitha ashtu si një hotel, tha Ri Chun Hi sipas televizionit shtetëror, duke shtuar se ajo dhe anëtarët e familjes kanë qarë në shenjë mirënjohjeje të thellë, gjatë gjithë natës. Lideri koeranoverior i ulur mes familjes, i tha gruas se ajo ishte “një nga thesaret e kombit”.

Krahas dhuratës për të, spikeren e lajmeve shtetërore, ishin edhe festimet e ditës së 15 prillit. Në fakt, inaugurimi i kompleksit rezidencial është një nga ngjarjet që këtë vit shënon 110-vjetorin e lindjes së themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung, gjyshit të liderit aktual të regjimit.

Apartamentet do të shkojnë për ata që janë dalluar për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.

2 Komente

  1. S
    Shallvaristi i ç'pronzuar nga kolera.

    Një lajm kot, pa asnjë interes që na jepet në gazetë për të na trullosur, sikur gjoja kjo gjë e konfirmon që Kim Çung Huni është sumë i poshtër, diktator dhe i korruptuar. Hahahahahaha, Kim Huni ja paska dhënë një apartament spikeres së televizionit të shtetit. E nën-kuptoj, që meqense është apartament, dmth gjindet në një godinë ku banojnë edhe shumë familje të tjera. Për një liliput, që administron një shtet 4 herë më të madh se Shqiperia, që ka bomba atomike, dhe megjithse ka postin si President i Republikës së K-Veriut, ai është një mbret absolut, dhe pronar legal i krejt shtetit të K-Veriut, dhe falja nga ana e tij, të një apartamenti dikujt, që për rregullat e tyre, kjo femër është shperblyer per sherbimin fanatik që i ka bërë shtetit të tyre, dhuratë kjo e bërë publikisht dhe me një propagandë të rregullt, si nga forma ashtu edhe nga permbajtja e filozofisë tyre. Ky lajm, gati gati po ma bën që Çung Hunin simpatik, kur e krahasoj me shkerdhaten, hajdutin, tradhetarin e kombit Sali Berish qelbësirën, i cili pa qënë pronar i shtetit dhe tokës Shqiptare, jua grabiti tokat, ndertesat, uzinat, lumenjt, detin dhe breg detin, pronarve legjitim që 500 vjet, dhe jua dha falas hajdutëve, kriminelve, trafikantëve, gjyqtarve, prokurorve, policve, që përbënin batalionintë tij të çetnikve prostituta, ku tradhetari i kombit Sali Berisha ishte dhe është prokseneti i tyre. Pra, po ta krahasojmë një apartament të dhënë si dhuratë nga diktatori Çung Huni një punonjsje të shtetit, me gjysmen e tokës Shqiptare të vjedhur me dhunë nga hajduti i Viçidolit, po ma bën Çungun shumë simpatik dhe demokrat. Harrova që hajduti dhe xhepisti Berisha, është Sali Berisha o idiotër.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petriti 201

      Sa te gezuar qe jan koreane verioret. Te lumtur jetojn te gjith. Rroft republika kare ane verior.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje