Shuplaka ndaj komedianit, vëllai i Chris Rock sfidon Will Smith: Gati të ndeshem në ring me të

14 Prill 2022, 19:17Lifestyle TEMA

Shuplaka ndaj komedianit, vëllai i Chris Rock sfidon Will Smith: Gati

Vëllai i komendianit Chris Rock, Kenny ka sfiduar aktorin Will Smith në një ndeshje boksi, pas shuplakës së famshme në ceremoninë e çmimeve Oscar. 

Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing Damon Feldman dhe deklaroi për ‘TMZ’ se ka një kundërshtar në mendje.

“Unë duhet të futem në ring me Ëill Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë! Unë do lë duart të flasin,” shtoi ai.

Kenny i tha ‘TMZ’ se vëllai i tij komedian është mirë pas sulmit dhe se ata kanë kontaktuar me mesazhe. Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smithit në Instagram, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin.
Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte yllin e “Men in Black” për shuplakën tronditëse.

 

Lini një Përgjigje