Çmenduria e futbollistit të njohur: Gruaja e kap mat me një femër në makinë, ai e tërheq zvarrë

15 Prill 2022, 11:24Lifestyle TEMA

Çmenduria e futbollistit të njohur: Gruaja e kap mat me një

Eduardo Salvio, ish-lojtar i Atletico Madrid dhe tashmë pjesë e Boca Juniors është bërë së fundmi një nga personat më të urryer në Argjentinë. E gjitha lidhet me një ngjarje të ndodhur mëngjesin e datës 14 prill, ku lojtari ishte në makinë me një vajzë, ndërsa është vënë re nga ish-gruaja e tij, Magali Aravena.

Kjo e fundit është afruar t’i flasë Salvios, por, në momentin që ish-gruaja e tij është kapur te makina, ky i fundit i ka dhënë gaz duke e tërhequr zvarrë Aravenën teksa e ka dëmtuar në këmbën e djathtë, por për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Menjëherë, në vendngjarje është afruar edhe policia, por futbollisti nuk është ndalur as nga patrulla duke u arratisur, ndërsa tashmë 31-vjeçari i ka hapur vetes telashe të mëdha. Klubi i Boca Juniors gjithashtu do të marrë masa ndaj Salvios duke e pezulluar atë, të paktën derisa gjithçka të sqarohet edhe me ndërhyrjen e policisë. Aravena dhe Salvio ishin ndarë së fundmi pas një martesë e cila zgjati për dhjetë vite dhe nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë.

9 Komente

  1. M
    Miri

    Për cfare cmendurie behet fjale? Nuk eshte gruaja por ish-gruaja qe eshte ndare me proces divorci dhe tani I kerkon llogari se me ke del ky. Mua me duket se cmenduria eshte tek gruaja jo tek futbollisti.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tari

      çmenduria eshte tek keta qe japin "lajme" te tilla idiote

      Përgjigjjuni
      1. t
        tari

        çmenduria eshte tek keta qe japin "lajme" te tilla idiote

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hasoni

        Ska lidhje jane te ndare rrezikohej femra tjeter ne makine ja mathi i furti gas Titull clikbait si syni i qimit "doktori plas bombe" eskluzive etj h*arlliqe mrama hap shkrimin shef belindin thhthhrt... Dhe doktori qe ka "zbuluar" se Soros komandon USA

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lajme qe nxisin dhunen extra per ne Shqiperi

          Cfardo ti thoshte dhe kerkonte gruaja ose ishi si thit kta kaqolat lart , asnji nuk ka te drejte te preki me dore gruan e perdore dhune si kafshe !!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Nuk e ka rrahur gruan. Ishte gruaja qe po I kerkon llogari dhe ka mbajtur makinen dhe ky ka ikur duke I dhene gaz. Për cfare dhune flitet ketu? Maksimumi eshte nje aksident fatkeq.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miri

              Me sakt ish-gruaja dhe jo gruaja.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bajrami

              Dje te dashur miq ishte nje lajm i madh, per formatin CNN: PETRIT VASILI NUK HEQ XHUPIN NE PARLAMENT! Ky eshte lajm.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ari

                Mos

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje