Klea Prenga 'shpërthen' ndaj Antonela Berishës: Palaço, nuk njeh as nder e moral! Të gjithë e dinë sa e degraduar je

4 Janar 2025, 15:25Lifestyle TEMA
Klea Prenga 'shpërthen' ndaj Antonela Berishës:

Klea Prenga ka reaguar pas akuzave që Antonela Berisha lëshoi kundrejt saj duke thënë se fotot dhe videot me Jetmir Pepën që po qarkullojnë prej dy ditësh tanimë në rrjetet sociale janë publikuar nga vetë blogerja.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Prenga e quan Antonelën “palaço, që nuk njeh as nder dhe as moral”, duke theksuar ndër të tjera se nuk ka qenë ajo që ka publikuar videot me Pepën, por vetë motrat Berisha me qëllim për ta përfshirë atë në “lojërat e tyre të ndyra”.

Kujtojmë se natën e ndërrimit të viteve, Jetmir Pepa i cili është dhe “molla e sherrit” mes Klea Prengës dhe motrave Mariela dhe Antonela Berisha, qëlloi me armë zjarri në ajër në ambientet e një clubi në Tiranë. 

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërkohë policia shpalli në kërkim Pepën dhe po punon për kapjen e tij.

Pas kësaj ngjarje në rrjetet sociale filluan të dalin video të Jetmir Pepës dhe Klea Prengës. Në një prej tyre Pepa shihej teksa në ambientet e një club-i puthte në ballë Klean.

Reagimi i plotë i Klea Prengës:

Palacoja që nuk njeh as nder, as moral, tani bën share në story mesazhe "mbështetëse" ku unë degradohem me fjalët më të ndyra. E njëjta që pretendon të jetë një person publik që shfaqet në televizor tregon nivelin e saj të ulët duke publikuar mesazhe me fjalor rrugësh.

Je ti që kërkon famë nuk ke lënë emision pa shkuar duke treguar botërisht degradimin tënd. Çdokush që të sheh e di se skandalet janë identiteti yt dhe se je e gatshme të bësh gjithçka për pak vëmendje.

Tani vazhdo me jetën tënde të turpshme dhe skandaloze. Sa për mua jam shumë e lumtur që Zoti sheh gjithçka. Në fund të fundit ai i di mirë kriminelët dhe plehrat që jetojnë duke krijuar dhunë dhe pisllëqe. Të paktën, e bëre të qartë se askush nuk mund të të rivalizojë në nivelin tënd të ulët - aty je kampione!

Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy.

3 Komente

  1. M
    Marinela

    lopet duke u grindur per nje... gomar

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Nuk grinden per nje gomar dosido, por per nje gomar me lekë. Sikur ky gomari te ishte thjesht gomar, nuk do ishte gomar interesant per asnjeren nga lopat ne fjale.

      Përgjigjjuni
      1. a
        aleks

        keta shqipfoles me nbiemrin berisha , gashi, krasniqi, vokshi e shume te tjere do duhen te internohen perseri ne kosove, andej nga erdhen gjysherit e tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje