Zbulohet pasuria marramendëse e kryeministres së Tajlandës

3 Janar 2025, 14:52Lifestyle TEMA
Zbulohet pasuria marramendëse e kryeministres së Tajlandës

Kryeministrja e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra ka zbuluar se ka një pasuri personale me vlerë pothuajse 400 milionë euro (13.8 miliardë baht) në deklaratën e saj të të dhënave financiare, që u publikua sot.

Investimet e saj të ndryshme dhe bizneset kapin vlerën e 11 miliardë baht (mbi 310 milionë euro), ndërsa ka një miliard baht (mbi 28 milionë euro) në para cash.
Pasuritë e tjera të saj përfshijnë, 75 ora luksoze me vlerë 162 milionë baht (pothuajse 4.6 milionë euro), 217 çanta të shtrenjta me vlerë 76 milionë baht (mbi 2 milionë euro), si dhe prona në Londër dhe Japoni.

Paetongtarn Shinawatra deklaroi gjithashtu detyrime prej gati pesë miliardë baht (mbi 141 milionë euro), sipas dokumentit NAÇ të publikuar nga mediat tajlandeze, duke e çuar vlerën e pasurisë së saj neto në 8.9 miliardë baht (mbi 251 milionë euro).

Babai i saj, Thaksin Shinawatra bleu klubin e futbollit Manchester City në vitin 2007 pasi ai kishte shërbyer edhe si kryeministër i Tajlandës dhe aktualisht ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Ai është njeriu i dhjetë më i pasur në vendin e tij.

Thaksin Shinawatra përdori pasurinë e tij, të ndërtuar nga perandoria e tij e telekomunikacionit Shin Corp, për të hyrë në politikë dhe familja e tij ruajti ndikimin e saj edhe gjatë viteve në mërgim që pasuan rrëzimin e tij në një grusht shteti në shtator 2006.

5 Komente

  1. P
    Patriot

    Cfare ka per lajme sensacional ketu o kazan? Kjo I paska nga biznese nga babai etj. Meta me Co ka me shume qe kur erdhen ne politike nuk kishin as breke. Po pune dhe me blloke ne dore duke vjedhure leket e popullit. Ai tjetri me Suden dhe gerdecin dhe ju ngriheni ne proteste per ti mbrojture.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cimi Velania

      O koqe po te se di sa para ka bere jot shoqe rrugeve te Italise .

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arjani

      Behet fjale per nje familje para kesaj zonje ka qene i jati kryeminister dhe kane shume beznese . Ketu tek ne Shkerdheni ne mos me shume vetem ne Gerdec beri me shume lek se kjo zonje . Kaq sa ka kjo Saliu i ka herxbuar vec per mbyllur gjyqet e per ta ruajtur ate e fa.iljen pa pasur fare funksione qe i takon mbrojtje .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Etniku pa kompromis

        Mos te harrojme se Tailanda eshte mbretëri kurse ketyre toneve u polli gjeli.

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          O Mero Gelbaza po na tregon per nje kryeministre qe ka nje baba miliarder dhe vete ka biznese me nje pasuri prej miliona dollaresh me taksa te paguara dhe me bilance te bera publike, ku eshte mekati i saj? Mero Gelbaza merru me pasurite e vene me grabitje nga Saliu, Likja, Edi, Lali Zdromsi e me rralle, te duket cudi dhe eshte mekat te jesh miloner me pune dhe pa vjedhur popullin.Ik ore bajge njeri i ndyre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje