Sezoni i dytë i Squid Game, i cili është pritur me padurim nga miliona shikues në mbarë botën, ka arritur të bëhet viral përsëri në rrjetet sociale, siç ndodhi edhe me sezonin e parë. Ky sezon është karakterizuar nga ngjarje dramatike dhe dinamika që mbajnë shikuesit në ankth deri në momentin e fundit të secilit episod.
Megjithatë, një detaj i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë është përdorimi i disa fjalëve shqip nga një prej personazheve kryesorë të serialit. Ky moment është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke u diskutuar nga shumë përdorues që e kanë konsideruar një lidhje të papritur dhe emocionuese me kulturën shqiptare.
Ky detaj është bërë shpejt një temë e nxehtë, duke dëshmuar për një ndërthurje interesante të elementeve kulturore në një serial global që vazhdon të pushtojë ekranet dhe të mbajë shikuesit të fiksuar.
Në njërën prej sfidave ku lojtarët u përfshinë në sezonin e dytë, është parë flamuri kuq e zi i Shqipërisë.
Shkronjësi i rradhëve, duhet të RIKTHEHET në shkollë, të Rimësojë GRAMATIKË. Sepse, në mbyllje, keni shkruajtur “ Në mesin e shumtë të flamurave, aty valonte edhe flamuri kuqezi”…….dhe duhej shkruajtur ….”Në mesin e shumtë të flamurëve, valëvitej edhe flamuri kuq e zi”.
Mendoj se më saktë thuhet, "Mes flamurëve të shumtë .." ose "Mes shumë flamurëve, .."
Me mesin e shume flamureve…
hyp Xhixhi se e k'noqet fare... mes flamujve te shumte/ndermjet flamujve te shumte... "Te pashe ty... ndermjet flamujve te shumte dhe zemra ime prej katnari plasi nga marazi!l yti pergjithmone Xhixhi"
Hahahaha True Hwang,skenaristi, eshte nje mik. I pelqen shqiptaret. Ne Londer ka pas ndejte dhe ishte mik Kaq
Flamur....flamuj....lepur...lepuj...por ama per k.r....shumesi lo.e :)