Një video e re nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, është shpërndarë në rrjetet sociale nga djali i tij, Donald Jr.
Ai ka postuar pamje nga festa në shtëpinë e babait të tij në Mar-a-Lago. Në video, Trump shfaqet duke kërcyer me këngën “YMCA” në stilin e tij karakteristik, një moment që është bërë menjëherë viral. Pranë tij qëndron bashkëshortja e tij, Melania, e veshur me një fustan të zi, e cila duket se po ndjek ngadalë ritmin e muzikës. Trump ishte i rrethuar gjatë gjithë natës nga miqtë dhe familjarët, duke përfshirë djalin e tij Donald Jr dhe partneren e tij të re, Bettina Anderson.
Në festë nuk mund të mungonte edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Trump, Elon Musk , i cili mbërriti në event me djalin e tij X dhe nënën e tij May. Musk e filmua duke mbajtur djalin e tij mbi supe para gazetarëve.
Nënkryetari i zgjedhur J. D. Vance me gruan e tij Usha, bashkëpunëtori për një kohë të gjatë i Trump Roger Stone dhe avokatja Alina Haba, kaluan në tapetin e kuq përpara mbërritjes së Trump.
Eric Trump dhe motra e tij Tiffany ishin gjithashtu atje me partnerët e tyre, ish-kryetarja e RNC, Lara Trump, e cila këndoi “I Won’t Back Down” të Tom Petty dhe Michael Boulos.
Po vallëzon apo po kërcen?
Me shume duket sikur po lekundet. Meqe ra fjala per shqiptaret qe yhone do heqi bythqirizmin ne bote, kenga qe kercen gjtithmone eshte kenge bythqimash e kenduar nga nje grup ku jane te gjithe bythqima
sa bukur kercen...