Rita Ora gati për të drejtuar koncertin e Vitit të ri në Nju Jork: E mahnitshme

31 Dhjetor 2024, 17:31Lifestyle TEMA
Rita Ora gati për të drejtuar koncertin e Vitit të ri në Nju

Festa e Vitit të Ri në ‘Times Square’ të Nju Jorkut organizohet që prej 120 vjetësh. Pika kulmore e saj është rënia e një topi gjigand prej kristali dhjetë sekonda para përfundimit të vitit.

Festa tani është kthyer në një nga ngjarjet kryesore artistike që përfshin interpretime nga disa prej emrave më të njohur të industrisë së argëtimit. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha të hënën se nuk ka ndonjë “kërcënim të besueshëm” për festën. Rita Ora është për të dytin vit radhas në krah të Ryan Seacrest, në drejtimin e koncertit.

Këngëtarja dhe aktorja e lindur në Prishtinë Rita Ora premton se festa e këtij viti ‘Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve’ do të ketë diçka për të gjithë.

Ajo së bashku me një nga moderatorët dhe producentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, Ryan Seacrest do të drejtojnë festën më të njohur në botë për Vitin e Ri, në sheshin kryesor të Nju Jorkut.

Seacrest e organizon këtë koncert në qytetin më të madh amerikan prej 20 vitesh.

“Kemi mbi 60 këngë që do të interpretohen nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, do të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me Londren, Luis Fonso do të interpretojë nga Puerto Riko, Lenny Kravitz nga Las Vegasi. Rita është këtu në Nju Jork, më pas grupi TLC, Jonas Brothers…”, thotë producenti Seacrest.

“Për mua është ngazëllyese. Të gjithë janë shumë të emocionuar. Ka njerëz që janë këtu që nga mëngjesi. Të gjithë janë të lumtur që janë këtu dhe pavarësisht se është pak kaos, në të njëjtën kohë, është e mahnitshme”, thotë këngëtarja dhe aktorja Rita Ora.

Nga viti 1904, festa e Vitit të Ri në sheshin më të njohur të Nju Jorkut ka ndryshuar tej mase. Nga viti 1907 një top gjigand vendoset në maje të ndërtesës 25 katëshe ‘One Times Square’. Topi i mbuluar me kristale, fillon të bjerë ndërsa miliona zëra bashkohen për të numëruar sekondat e fundit të vitit dhe për të festuar fillimin e një viti të ri plot shpresë, sfida dhe ëndrra.

Ceremonia e zbritjes së topit nuk është mbajtur vetëm në vitet 1942 dhe 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur qytetin nga sulmet e mundshme.

Policia e Nju Jorkut njoftoi se pavarësisht se nuk kanë ndonjë informacion të besueshëm për ndonjë rrezik, ajo ka marrë masa të ndryshme sigurie për të mbrojtur banorët.

“Publiku do të shohë një prani të madhe policësh në të gjithë qytetin. Kjo përfshin anëtarë të disa prej njësive tona të specializuara , duke përfshirë njësinë tonë të shërbimeve të urgjencës, të cilët do të vendosen në mënyrë strategjike në të gjithë zonën në çati”, tha ndër të tjera komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch.

Ajo shtoi se policia do të përdorë edhe dronë për të vëzhguar situatën dhe për më tepër, meqenëse pritet një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve në një hapësirë të ngushtë, policia do të angazhojë edhe ekipe të dedikuara për të ndaluar hajdutët e mundshëm të xhepave në ‘Times Square’.

‘Gjithashtu, të gjitha pusetat, kutitë postare, makinat shitëse dhe shportat e mbeturinave ose do të mbyllen ose do të hiqen fare nga zona e bllokuar. Do të krijohen korsi sigurie të ngrira rreth ngjarjes duke përdorur makina bllokuese dhe barriera betoni dhe si gjithmonë, do të ketë shumë masa sigurie që nuk do t’i shihni”, tha zonja Tisch.

Festa e Vitit të Ri, “Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve”, transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin ABC./ VOA

10 Komente

  1. .
    .

    Sa poshte ka rene New York, nje cope jevge baxhelle do te drejtoje n.q.s. koncertin Vitit te Ri. Beni nje nder, hiqni foton e saj nga ky shkrim. Po zezaku hypesi i saj Hamilton do te jete i pranishem, apo ka zene zezakun e rradhes per t'u shkerdhyer?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Art

      Pse jemi te keqinjte e vetes ne shqiptaret? Ja komenti yt eshte ilustrimi pse. Ndersa TE gjitha kombet perpiqen te pakten te shfaqen Tte unifikuar para te tjereve me e kemi mendjen te shajme dhe ulim njeri-tjetrin . Kjo na ka mundur para sllaveve osmaneve dhe gjithsesi pushtuesve qe Kane ardhur me keto and, Ajo eshte kengetare qe ka bere emer per vete, nuk te ka rene ne qafe as ty as mua por perkundrazi e ka bere kombin tend me te njohur (TE pakten per talente ne muzike) pse nuk perdorni te njejtin standart per meshkujt qe flene me ke tiu dale perpara?! Respektoje per ate qe ofron si kengetare dhe qe mire apo keq, ben me shume diplomaci se politikanet qe te vjedhin dhe rrjepin dhe nuk bejne asgje per te prezantuar vendin me dinjitet (qofte Kosova qofte Shqiperia)

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        Bravo Rita ! Urime urime ! Rita eshte super kengetare dhe shum patriote

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pirdhu

        Poshtë je ti, nuk ngjitesh dot as deri te pidhi i "jevges".

        Përgjigjjuni
      3. M
        Margarita Sahatciu

        Eshte kjo qe harroje gjuhen shqipe ne avion kur ishte 15 vjeç qe shkoje si rrefugjat ne Londrer.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Baba Rrahimondi (me tanga) and muslimon brothers m'Albaniston, Kosovo, Bosnia, Fyrom and Turkey: qafire Hanome,na nuk festojme feste kristiane.... allah uakbar!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            O Dhimbje, Viti I Ri eshte feste pagane qe ka mijera vjet qe festohet ne keto troje e para, e dyta Rita I ka prinderi nje me traditen myslimane dhe nje me tradite te krishtere, fiks sic jemi ne shqiptaret nje miks. Dhe Jo nuk mund te arrish TE fshish historine dhe traditen e krishtere ne keto Troje per se paku 15-17 shekuj me shumice absolute dhe ne nje pjese te konsiderueshme te popullates, por gjithsesi ke ngaterruar festen dhe nese nuk te pelqen asnjera shko andej nga Arabia e festo gjithe "Bajromat" e mundshem, Ne Shqiptaret se pari dhe mbi te gjitha jemi shqiptare dhe pastaj ku besojme apo Jo eshte ceshtje personale, ka qene, do jete dhe duheti te jete keshtu sepse si komb identifikohemi ne baze etnie dhe Jo feje

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pirdhu gabi

              Ma hongsh, jevgu "grek".

              Përgjigjjuni
            2. R
              Respekt

              O ti me germën I, dukesh që je Anti Shqiptar. Po ske fjalë tjetër që të thuash për bashkimin por vetëm përçarjen o njeri?! Si ka mundësi që sa herë bashkohemi ne asnjë s'na mund dot, por armiqtë tanë bëjnë gallat me ne sepse ne jemi gjithmonë të përçarë, shajmë njëri tjetrin kot më së koti. Kujtoni se kombet e tjerë nuk kanë halera nëpër të gjithë botën? Por nuk i shajnë, sikur i shajmë ne.

              Përgjigjjuni
              1. Çfarë shqiptari

                Nuk është shqiptar.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje