Nëse në disa studime të fundit, Suedia është renditur rregullisht në krye të listës si një prej vendeve më të lumtura në botë, kampione e sigurisë dhe e standardeve të jetesës së gjelbër, së fundi ka një element tjetër që e bën këtë vend më shumë se të jetueshëm dhe të sigurt.
Në një raport të fundit të “US News”, Suedia u vlerësua si vendi më i mirë në botë për cilësinë e jetës, përpara Norvegjisë dhe Kanadasë, të cilat u renditën në vend të dytë dhe të tretë.
Faqja e internetit mori në konsideratë faktorë të tillë si qëndrueshmëria ekonomike, siguria, cilësia e sistemit arsimor publik dhe kujdesi shëndetësor, ku Suedia u vlerësua me pikët maksimale. Pra, plot 100 pikë.
"Suedia operon sipas një modeli të ngjashëm me ato të kombeve të tjera nordike, pra shumë kapitaliste me një përqindje të madhe të shpenzimeve që shkojnë drejt shërbimit publik," cilëson “US News”, duke shtuar faktin se suedezët përfitojnë nga kujdesi shëndetësor universal dhe arsimi i lartë.
Raporti thekson gjithashtu se suedezët janë ndër kombet më bujare në botë, duke dhuruar çdo vit rreth 1% të prodhimit të brendshëm bruto për programet e ndihmës humanitare.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila publikon Indeksin e saj për një “Jetesë më të mirë”, duke krahasuar mirëqenien në të gjithë kombet, raportoi se Suedia aktualisht "e kalon mesataren në të ardhura, punë, arsim, shëndetësi, cilësi mjedisore, lidhje sociale, angazhim qytetar, siguri dhe kënaqësi".
Në fillim të këtij viti, Bashkimi Europian shpalli rezultatet e një sondazhi që vlerësoi cilësinë e jetës në qytetet europiane, mes tyre edhe në kryeqytetin e Suedisë ku Stokholmi u rendit ndër 10 qytetet më të mira për lehtësinë e gjetjes së një pune, funksionimin e përsosur të transportit publik, ku gati 60% e qytetarëve e përdorin atë në orën të ndryshme të ditës.
Renditja e 10 vendeve me cilësinë më të mirë të jetës:
1 Suedi
2 Norvegji
3 Kanada
4 Danimarkë
5 Finlandë
6 Zvicër
7 Holandë
8 Australi
9 Gjermani
10 Zelandë e Re
Mut me shurre
Ku janë Vendet myslimanë a po janë njerzë të dorë tretë?
US News eshte edhe me pacavure se Tema
LOL, sakte!
Lol liste koti! Kanadaja ka marre fund lol
Pp të jetosh në geto dhe të sillesh si në geto,sdo mënd që cdo shtet për ju ka mbaruar.
Ti.o shqipe flet.nga kompjuteri e smerr vesh cbehet ne kanada. Vend ku ske as rruge, as siguri e as ekonomi si me.pare me.cmime me te larta se zvicra po rrogat si ne vitin 2000. Kanadaja eaht ber hale.indianesh .. Po ku ta dish ti..ti e shef vec nga televizori
Ahaha Suedia???
Suedia krimi ne kulm....ne Stokholm nuk leviz dot naten
nga emigrantet?
Ata jetojne mire e bla bla bla. Askush nuk e ve ne dyshim. Ka vetem nje problem qe keta qe bejne klasifikimet nuk llogarisin... ORET E DIELLIT ne nje vit.. Dielli eshte jeta, oret e dites jane pjese themelore per lumturine. Ne Suedi çdo gje "fiket" ne oren 16.00. Pra dhe lumturia merr fund ne ate ore.
Aspak në vlersimin tënd sëdhtë e vertetë…!
Suedia, Kanadaja dhe gjithe te tjeret ne listen me larte, jane vende me nivelet me te larta ne bote te konsumit te ilaceve kunder depresionit. Po nderkohe jane te lumtur. Lumturine e shofin si mungese te sfidave dhe veshtiresive te jetes keta. Por eshte pikerisht triumfi ndaj ketyre veshtiresive e sfidave qe i japin kuptim jetes dhe jan burim kenaqesie dhe lumturie per njerezit. Te mos besh femije psh e te thuash se je i lumtur eshte genjeshter. Prandaj pastaj ia fusin me ilace qe te heqin mendjen nga boshlleku qe kane brenda.
O Denis ti po ja fut pordhës KOT. UNË KAM 25VJET që jetoj në Skandinavi. Nuk kam dëgjuar për ilaçet!!!!! Po më cudit. Nga i more këto të dhëna!!!!! Apo ai tjetri që thotë se sbëjnë fëmijë. Këta bëjnë më shumë fëmijë se ne. Këtu ka një lloj feje që spërdorin kondoma apo ilace. Ata bëjnë 5-11 fëmijë për familje. Pjesa tjetër martohen dy-tre herë dhe në cdo martesë bëjnë fëmijë. Sa për diellin që thotë ai tjetri . Këta e marrin aeroplanin 2-3 herë në vit dhe shkojnë ku tju ngrihet. Këta punojnë. Në orën 4-5 shumica mbaron punën. Sa të gatuash,të merresh me detyrat e fëmijëve,ti cosh fëmijët nëpër aktivitet e tyre,vajti ora 8-9. Në orën 9 i ke në krevat se zgjohen në orën 6-7 për punë dhe shkollë. E cfarë i duhet dielli mbas orës 4!!?? Kafet janë plot vetëm për fundjavë. Nuk janë dembela që të ngrohen në diell.
Jeta duhet shikuar si nje dhurate qe te eshte dhene per t`u shijuar , dhe jo si sfide dhe hadh per t`u kaluar, Mbase ketu qendron problemi qe ne "njerezit me plot diell" jemi me pak te lumtur .
Hadh e ke shkruar mire ndersa diell jo- duhet diedh
...po tall trapin ti "shkudran"?
e ke ngordh o xha Fa-uku.... hahahahahah
Hahahahahahahahaaaa, te vjen me u dhi gazit kur shef qe shqiptaret paskan verejtje ndaj jetes ne Suedi, Kanada etj. etj. Njoni ktu folka per oret me Diell..... e ka fjalen qe knoqesh m'vape ne Shqiperi, tjetri na folka per depresion e per ilace, po se kush po vret te tjeret me sopata e po varet ne litar ke qegllat e ahurrit nuk prish pune, nuk e bojne nga qe nuk jane te lumtur, po ngaqe nuk pine ilacet e depresionit. Ene ky bolja qe flet per kalamajjte si burim kenaqsie e ka llafin sa jan t'vegjel per me lujt me ta si me lujt me kuklla, se aty m'Shqipnie or taj sa bohen nja 17 - 18 vjec vec me i thone plakut ne plakes rrofshit o pleq po une po iki me gjet noi vend ma t'lumtun si pune Suedie, a Gjermanie, a Kanadaje. E nai rruaçit per dimer ju o te lumturit e Shqypnies, se per vere na boni vape vallahi, mjaft e kona Diellin 18 ore ne 24.
E sakte qe keto vende kane marre funde. Canada 1) per uljen e stresit u lejuaja mariuana, tane shteti thote beme gabim. Shume vone, 70% e rinise e droguare. Dhe po te intervistoshe keto mbase 2 pompave e se sigurte qe te gjithe jane te lumture. 2) ne cdo reklame ne vende te pare eshte qeni. 90% e popullesi kane qen ne shtepi. Kjo I bene njerezit te lumture ne pyetesore. 3) 80% e popullesise tani eshte nga India me koke pa lare dhe thojte e kembeve po cajne asfaltin, u rrite numri I njerezve te lumture. 4) rritja ne pozicionet e larta rritet ne korrik ku zhvillohet parada me e madhe e gay. Shkojne nga gjithe bota dhe vetem parada zgjate 6 ore, edhe Dulla do ta kishte zili pjesmarrjen. Pastaje vazhdojne me festime gjithe naten neper rruge me bythe perjashta.
Kendveshtrimet mund te jene te ndryshme , por faktet jane kokeforta:deri me sot Kanadaja ishte, eshte dhe vazhdon te jete magnet per emigrantet.Motivi eshte fare i qarte.
Ti @Denis qenke 'sfidant i vërtetë'.. Lumturia me kutin tat është ,me bo ni dor pare kçk me gjithfar lloj matrapazlliqesh e me i fut ka i her n'vit ka i dasëm e tuj tregu sa i zoti je se ke bo pare t'modhe e tash je tuj festu me tallavanë tonde si gjeli n'maj t'plehut. Kjo për ty asht lumruri,osht standarr,ska gajlet se si 'sfidant',nuk di me prodhu as i gjilponë e me bo as i pal brekë. Për ty suedezët që prodhojnë gjithçka dhe kanë sfiduar edhe klimën ku jetojnë dhe e kanë bërë dhe 'natën ditë' për të kompesuar mungesën e diellit dhe kanë arrit standart jetese normale për qytetarët ,duke vënë pikat mbi 'i' ,ty të duket josfiduese ëëë.!? Tu përgjigja ty,se si ty janë shtuar si shumë këto kohë në këtë vend të bukur dhuratë nga zoti dhe ca si ju,që nuk punoni por vetëm e vidhni dhe e shkatërroni këtë vend dhe e quani sfidë të mbijetosh në rumpallë e anarshi të plotë,duke vrarë e duke prerë sikur me qenë barbarë dhe jo njerëz të shek.21. Ti o njeri dhe ca si ty ,keni humbur sfidën me kohën,se keni ngelur mbrapa në mentalitet dhe në të kuptuarit e të bërit shtet ,prandaj dhe 'sfidat' tuaja janë me të fortët e rrugës,me antivlerën,ku sfidat e vërteta,janë ambicia në garën midis vlerash ,ku Suedia dhe ca si ajo,tash i kanë prekur dhe po i shijojnë,paçka se bota jashtë tyre sa vjen e po bëhet më konfliktuale dhe më e çuditshme,ku dhe ti ke pjesën tënde të 'fajit' ,me vegjetimin që ti bën,në një shoqëri ku je një çiban,sepse je një barrë për të.
Mund te flasin psh ata qe jetojne ne keto shtete ! dhe mund te japin mendimet e tyre ! Psh ne Gjermani ! ankesa ke , se nuk eshte kollaje , por ata qe ju punon pake truri ! mund te ecin perapa.... dhe lumturine e ndertojne vete .... por nese flen gjume dite dhe nate ...... normal qe nuk do ti keshe gjerat ne terezi....saper Suedine apo Kanadane e te tjera shtete.... lumturine e dine vete ata qe banojne ne keto shtete !
Mund te flasin psh ata qe jetojne ne keto shtete ! dhe mund te japin mendimet e tyre ! Psh ne Gjermani ! ankesa ke , se nuk eshte kollaje , por ata qe ju punon pake truri ! mund te ecin perapa.... dhe lumturine e ndertojne vete .... por nese flen gjume dite dhe nate ...... normal qe nuk do ti keshe gjerat ne terezi....saper Suedine apo Kanadane e te tjera shtete.... lumturine e dine vete ata qe banojne ne keto shtete !
Mund te flasin psh ata qe jetojne ne keto shtete ! dhe mund te japin mendimet e tyre ! Psh ne Gjermani ! ankesa ke , se nuk eshte kollaje , por ata qe ju punon pake truri ! mund te ecin perapa.... dhe lumturine e ndertojne vete .... por nese flen gjume dite dhe nate ...... normal qe nuk do ti keshe gjerat ne terezi....saper Suedine apo Kanadane e te tjera shtete.... lumturine e dine vete ata qe banojne ne keto shtete !
Nga e keni gjetur kete liste suedezet punojne ne norvegji si refugjate cfar thoni dhe eshte shteti me depresinin me te madh né bot bashk me kanadan
Kjo qenka lista e vendeve qe kane paguar ne ankand per 10 vendet e para! VK!
Se di nëse na nji nga kto të US NEWS ka qen kto vitet e funit në Suedi. Suedia ka mbi 10 vjet që ka mor rrugën e tatëpjetës. Malmo ven emigrantësh,Stockhomi ka mërdhif prej vitesh e shum qytete tjera që me dal notën duhet të jesh i përgatit fizikisht plu atë senin me atë gjon gati në fole.Nga fb apo insta çdo gjo duket bukur po nuk ësht ashu siç duket.SUEDIA R.I.P
Kjo eshte Tirana!Sa te bukur e ka bere Erioni bashke me Ramen! Bravo Tirana,bravo Lali Eri!
Dëgjo ti dardan , Tirana , por edhe gjithë Shqipëria , e ka mikrokriminalitetin baras me zero . Në Tiranë nuk të ngacmon njeri , mashkull apo femër qofsh në orët e vona të natës . Nuk është si në qytetet e mëdha të Evropës , që të rrëmbejnë celularin nga dora dhe femra nuk mund të dalë nga shtëpia mbas orës 8 . Sigurisht , që Shqipëria ka kriminalitet sa të duash , për arsye që i dinë vetë ata që i kryejnë , por neve po flasim për mikrokriminalitet dhe për qetësinë dhe sigurinë në Shqipëri , flasin të huajt e turistët .
Shikoni sa interesante kjo harte, sipas nje studimi serioz https://www.visualcapitalist.com/relationship-between-wealth-and-happiness-by-country/
Për mendimin tim , vëndet ku mund të jetohet më mirë , janë vëndet mediterrane (mesdhetare) . Si ka mundësi që u jetoka më mirë në vëndet nordike se sa në Francë , Itali , Spanjë , kur këto vënde kanë 300 ditë me diell , kanë turizëm dhe histori e kulturë të lashtë , që në vëndet nordike nuk ekzistojnë fare , kanë guzhinën më të mirë në botë , që në vëndet nordike , janë zero në guzhinë . Si mund të jesh i lumtur , kur nuk të hiqet xhuboti dhe çizmet për 10 muaj të vitit ? Kanë të ardhura më të larta se pjesa tjetër e Evropës ? Po , e vërtetë . Po pse vëndet e tjera evropiane , po lypin rrugëve ? Një jetë është kjo , nuk kalohet e gjitha me temperaturën nën zero , të bëfsha naftën mu në të ardhurat pak më të larta , të jetosh mes njerzve të ftohtë si vetë natyra e tyre .
E habitshme sa te shpejte jane njerezit e nje prej vendeve me te varfra ne bote si Shqiperia, per te thene qe "kane merdhif" vendet e zhvilluara te botes, ku shqiptaret shkojne neper cadra si azilante. Po pse turreni te gjithe per te jetuar ju neper keto vendet qe thoni "kane merdhif"?? Ka merdhif Stokholmi, ka merdhif Berlini, ka merdhif Amsterdami, ka merdhif Nju Jorku, ka merdhif Parisi, ka merdhif Londra, ka merdhif Toronto, po gjithe bota emigron atje, perfshire shqiptaret qe kane shpopulluar vendin e vet, dhe nuk po vijne shtetasit e ketyre vendeve "te merdhifme" ne Shqiperi, por anasjelltas. Kritikoni vendet ku vdisni per te jetuar si dhelpra qe shan rrushte, nderkohe qe vendasit e ketyre shteteve as qe do i shkonte ndermend te vinin te jetonin ne rrumpallen shqiptare.
Jane dembela or tai se nuk ta di emrin
Ore person me tre pika , askush nuk po bën krahësim me Shqipërinë , po bëjmë krahësim midis vëndeve nordike dhe Francës , Italisë , Spanjës . Ku është më mirë të jetosh , në vëndet mesdhetare me 300 ditë diell , apo në vëndet nordike me 30 ditë diell .
Më krijohet përshtypja se ata që levdojnë nuk jetojnë në Suedi. Do të doja mendimin e personave që jetojnë në ato vende dhe jo të atyre që nuk kanë jetuar kurrë në ato vende. Pozicioni i emigrantit , kur bëhet fjalë për mesataren e jetesës nuk është nga mesi e sipër por nga mesi e poshtë I kësaj mesatare je.
Vendi i fundit eshte Shqipera! Nuk rregulloet sa te jene Patronazhistat e Rames ! Ata kane hallin e tyre qe te vjellin! Na dolen te gjithe hajdute ! Jane per vete dhe jo per Popullin ....